EmailFacebookKontakt

Myzeqeja – trevë e pasur me besim tek Perëndia

Myzeqeja – trevë e pasui^me besim tek Perëndia
Në shekuj myzeqari
nuk e la tokën e tij. Ba­
ilor i kësaj qosheje të
butë buzë Adriatikut, ai
u lidh me baltën e vend-
lindjes, nga e cila siguro-
nte bukën e përditshme
dhe asnjëherë nuk hoqi
ngamendja e shpirti besi-
min tek Zoti. Jetoi në ka-
sollen e tij të vogël, por
nuk e kurseu mundin që
tempujt e Perëndisë të la-
Kisha e vjetër e Shën Gjergjit në Libofshë dhe kisha e re e Semanit

rtësoheshin madhështo-
rë. Kishat e tingujt e ka-
mbanave i kujtonin, se
Zoti Krisht qe aty, pranë
tyre, në çdo kohë, në çdo
çast gëzimi e hidhërimi.
Eshtë detyrë e breza-
ve më të yjetër, që të tran-
smetojnë sa mundin tra-
shëgiminë shpirtërore e
materiale të fesë orthodho-
kse në Myzeqe. Është
detyrë të flasim për ki­

shat e ata që shërbyen
ndër breza në to, që mba-
jtën të gjallë besimin
tonë, pavarësisht nga si-
tuatat e vështira që so-
llën kohërat, nga Lindja
e Perëndimi, duke bërë
që myzeqari sot të ndihet
krenar për veprën e tij.
Treva jonë përmendet
që në shekujt e parë të
Krishtërimit, kur mësoj-
më se episkopi Feliks i

Apolonisë merrte pjesë
në Sinodin e Efesit
(431). Njëzet vjet më
vonë, një tjetër episkop,
Eusebi, ishte pjesëma-
rrës në Sinodin e Kalce-
donisë (451). Në vitin
458 përmenden dy epi-
skopë, Eusebi i Apoloni-
së dhe Filokari i Bylisit,
që i shkruanin Perando-
rit Leon të Konstandino-
pojës… Kështu ishte Apo-

lonia e lashtë, që u bë
nga mesjeta e deri në di-
tët tona, rrezatuesja e
frymëzuesja shpirtërore
(por edhe furnizuesja me
material të zgjedhur
ndërtimor), për objektet
e kultit në Myzeqe. Du­
ke filluar nga Ardenica
e deri në Zvërnec, ruhen
monumente të ndërtu-
ara me gurë e tulla të
nxjerra nga rrënojat an-
tike. Ndaj, dua të bëj një
përshkrim, sado të shku-
rtër, të atyre që na lanë
shekujt.
Në pika të ndryshme
të kodrës së Apolonisë
ruhen në kujtesë emrat
e kishave që kanë qenë,
si Shën Thomai, Shën e
Premtja, Shën Petri etj.,
por në këmbë është ve-
tëm Kisha kushtuar
Fjetjes së Shën Marisë,
në Manastirin e Apoloni-
së, ndërtuar në shek.
XII-XIII. Nëntëqind vjet
me radhë u kryen shër-
besat në të. I fundit ishte
At Zarik Kondakçi, që u
detyrua të ndërpresë
meshimin në 1967. Rin-
gjallja e lirisë fetare e
gjeti Papa Zarikun të
plakur, por të pampo-
shtur dhe ai pati mundë-
sinë e nderin të bëjë
Liturgjinë Hyjnore të
Pashkës 1991 dhe të
Krishtlindjeve të po atij
viti, përpara së Perëndia
ta therriste pranë.
Në anën veriore të
kodrës, mbi fshatin Ha-
valeas, ruhen gjurmët e
“masakrës” ndaj kishës
së Shën Marinës. Kana-
let e zbrazura të theme-
leve të saj presin të ri­
mbushen. .. Kisha e Shën
Ilias, në mes të pyllit me
lisa shekullorë, pranë
një burimi të kthjellët,
reflektoi tek shtyllanja-
kët dhe gjithë myzeqarët
e kësaj ane. Edhe ajo pa­
ti të njëjtin fat me shu-
më kisha të tjera e ka ve-
tëm themelet, mbi të
cilat një ditë me siguri
do të ringrihen muret.
Pranë fshatit Radosti-
në, Kisha e Shën Todhrit
qëndroi deri vonë. Kujtoj
një natë të ftohtë e me
(Vijon nëfaqjen 10)

I (Vijon nga faqja 9)
shi zbori, në vitin 1980, që e ka-
luam nën strehën e saj. Por di-
kush ia prishi muret më pas, për
të bërë ndërtime, po nuk mundi
It’i hiqte emrin vendit.
Në kryqëzimin e rrugëve mes
fshtrave Shën Pjetër dhe To-
pojë, ngrihej e bukur kisha ku-
shtuar Shën Kollit, të cilën ba-
norët e sodisnin e ndiznin qirinj
I sa herë u binte rruga asaj ane.
। Një ditë, me gurët e tullat e saj
| u ndërtuan zyrat e sektorit të
I fermës, që pas prishjes u kthyen
në banesë private. Megjithatë,
atë vend i gjithë populli do ta
thërrasë gjithmonë me emrin e
shenjtit.
Ndërsa në Seman, Shën Tria-
Idha e re ngrihet e bardhë e ma-
dhështore në qendër të fshatit.
Semanjakët mundën kështu të
prekin nga afër ringjalljen e
vrullshme të besimit, që krijon
edhe detyrimin për ta ruajtur atë
I ashtu siç ua lanë të parët. Edhe
në fshatin Shën Pjetër, afër rrë-
nojave të kishës së vjetër, është
ngritur tashmë kisha e re.
E paprekur ka mbetur Kisha
e Shën e Premtes, mbase më e
vjetra e kësaj zone, e cila i shpë-
toi furisë ateiste, se ndodhej larg
qendrave të banuara, në mes të
kënetës. Ajo ngrihej në portin e
vjetër të Sllatinës, pranë shtra-
tit, ku më parë kalonte Vjosa e
mendohet të jetë e shek. XII.
Me një vështrim nga maja e
këmbanores së Apolonisë,
rrezja zgjerohet edhe më tepër.
Në Frakull, tashmë është ngri­
tur Shën Kolli i ri, që i mirëpret
në çdo kohë. Dikush, duke i
vënë zjarrin kishës së Shën
Vlashit në Bishan, kujtoi se do
ndikonte negativisht në shpi-
rtin e orthodhoksëve, por gaboi,
sepse nuk llogariti qëndresën
shekullore shpirtërore të myze-
qarit. Në fshatin Pishë dallon
së largu, mes pemëve sheku­
llore, Kisha e Shën Gjergjit. Ajo
u prish për të ndërtuar një
stallë, por banorët kanë ruajtur
disa nga gurët e vjetër, të sjellë
nga Apolonia për ndërtimin e
kishës pranë detit, në derdhjen
e Vjosës, që ato nesër të mund
t’i shërbejnë edhe kishës se re,
që me siguri do të ringrihet,
ashtu si u rilulëzoi edhe besimi
i myzeqarëve. Ata falenderojnë
për të gjitha ato çka janë arri-
tur Kryepiskopin Anastas,
udhëheqës i palodhur i kësaj
ringjallje të mrekullueshme.
Vangjel Dimo, arkeolog