H
istoria e muzikës kishtare bizantine në Shqipëri është e lidhur ngushtë me të qenurit e saj pjesë e Perandorisë Bizantine për afro 1000 vjet. Në këtë mënyrë kjo perandori ka lënë gjurmë të thella në këtë vend sidomos në art, si: në arkitekturë, në pikturë, në skulptu- rën e drurit, në muzikën kishtare etj. Vendi ynë është plot me monu- mente e vepra të tilla arti, në të cilat spikat dora dhe mendja e mjeshtër- ve dhe e artistëve vendës 1.
Gjithashtu hapësira shqiptare është një vatër e rëndësishme që ka trashëguar dorëshkrime të pa- sura kishtare, ku disa prej tyre për- bëjnë edhe monumente të vyera në shkallë botërore2. Këta kodikë të dorëshkruar, përbëjnë një pasuri të çmuar të kulturës së vendit tonë, ku mes tyre një pjesë të veçantë zënë edhe dorëshkrimet e muzikës kishtare bizantine, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme të zhvilli- mit të saj dhe dëshmojnë përdori- min dhe kultivimin e muzikës bizantine në viset e Shqipërisë së sotme.
Sot në Arkivin Qendror Shte- tëror, përveç kodikëve me shenja ekfonike ruhen edhe 5 kodikë me muzikë bizantine, të cilët edhe pse të paktë në numër kanë një rëndësi të madhe për muzikologët, sepse janë burimet e para të shkruara muzikore në vendin tonë të njohura deri më sot. Më i hershmi mes tyre është Kodiku i Përmetit nr. 81, i cili është shkruar në pergamen dhe i takon shek. XII. Pas tij në radhë kronologjike vjen Kodiku i Beratit nr. 23, i cili është shkruar në letër në vitin 1292 nga Mihal Slavopuli dhe i përket periudhës kukuzelia- ne, d.m.th. periudhës gjatë së cilës jetoi dhe veproi një prej personali- teteve më të shquara të muzikës bizantine, Joan Kukuzeli nga Du- rrësi. Tre kodikët e tjerë muzikorë i përkasin periudhave më të von- shme dhe përfshijnë një hapësirë kohore dyshekullore. Konkretisht, ata janë Kodiku i Korçës nr. 72, që i takon vitit 1736; Kodiku i Elba- sanit nr. 87, që daton më 1806 dhe Kodiku i Tiranës nr. 95, që i përket vitit 18953.
* * *
Jo vetëm historia e muzikës bizantine në Shqipëri, por edhe ajo mbarëbotërore lidhet ngushtë me personin e Shën Joan Kukuzelit nga Durrësi, i cili pas Shën Joan Dama- skinit konsiderohet si burimi i dytë i muzikës kishtare bizantine. Me veprat e tij Teoria rreth artit muzi- kor, Iso e madhe e papadikës dhe Troho e madhe e muzikës si edhe krijime me këngë kishtare, ai krijoi një periudhë të re, e cila quhet pe- riudha kukuzeliane.
Si dëshmi e ruajtjes dhe kulti- vimit të kësaj muzike në Shqipëri janë edhe shumë emra këngëta- rësh, të cilët në gjuhën e kishës quhen “psaltë”. Në vendin tonë vazhdimësia e mësimit dhe e prak- tikimit të kësaj muzike është arritur nëpërmjet dy mënyrave:
Forma e parë është praktika me anë të veshit që organizohej prej protopsaltit ose ndryshe psaltit të parë4 të kishës në formë kursi për përgatitjen e psaltëve të ardhshëm si me anë të praktikës, ashtu edhe nga ana teorike me njohuritë më elementare të muzikës bizantine. Këto lloj kursesh u bënë tradicio- nale për transmetimin e të psalurit nga një brez në tjetrin me nuancat e karakterin e vendit ku vepronin. Shkolla të tilla kanë ekzistuar në Korçë, Elbasan, Durrës, Kavajë, Berat e gjetiu. Në fillim të shek. XIX është përgatitur dhe reforma e re e thjeshtimit të sistemit grafik të muzikës bizantine nga Arkima- ndrit Krisanthi, mitropolit i mëvon- shëm i Durrësit, i cili bashkë me
dy studiues të tjerë të kësaj muzike Hurmuzio hartofilaksin dhe Grigor protopsaltin quhen mësuesit e më- dhenj të metodës së re të muzikës kishtare bizantine5.
Forma e dytë e mësimit ka qe- në ajo e mësimit të detyruar të teo- risë së kësaj muzike në shkollat e kohës, veçanërisht nga ata që për- gatiteshin për mësues. Gjatë kohës së sundimit turk, mësuesit, meqë dinin shkrim e këndim kryenin edhe detyrën e psaltit, prandaj shpeshhe- rë psaltët i thërrisnin edhe “dhaskal”. Në manastire kopjoheshin tekstet muzikore, të cilat më pas shpërnda- heshin nëpër kishat e fshatrave dhe përdoreshin nga psaltër-mësuesit.
Pra, nëpërmjet këtyre formave dhe sidomos të formës së parë që është edhe më e vjetra në vendin tonë, është siguruar një vazhdimësi e njohjes së muzikës bizantine dhe e të psalurit nëpër kisha. Është si-
guruar kuadri përkatës i protopsal- tëve që e praktikonin këtë muzikë, si edhe një pjesë e mirë e teksteve muzikore në dorëshkrim, që siç u tha gjenden nëpër kisha e mana- stire. Në këto dorëshkrime ka edhe pjesë himnesh të kompozuara nga vetë protopsaltët me nuanca të karakterit vendës, duke u dhënë një bukuri dhe hijeshi melodisë tra- dicionale bizantine.
Udhëtimit përgjatë historisë së pasur të muzikës bizantine në Shqi- përi i erdhi radha të ndalojë tek një personalitet i madh, i cili përbën një stacion shumë të rëndësishëm për lëvrimin dhe zhvillimin e kësaj mu- zike në gjuhën shqipe6. Ky është Imzot F.S.Noli. Duke përkthyer e botuar tekstet liturgjike më të do- mosdoshme që përdoreshin në ki- shë, ai njëkohësisht kontribuoi në vendosjen një herë e mirë të gjuhës shqipe në adhurimin e Kishës Or- thodhokse në Shqipëri. Siç del nga vetë përmbajtja e librave liturgjikë të përkthyer, Noli ishte jo vetëm një njohës i përkryer i greqishtes së vje- tër, por edhe një njohës i shkëlqyer i teorisë dhe praktikës së muzikës bizantine, pasi në përkthimin e të ashtuquajturave prosomia-përshe- mbëllta, ai në mënyrë të mahnit- shme ruan ritmin, metrin dhe muzi- kalitetin e vargjeve poetike kishtare.
Një rol të rëndësishëm luajti Seminari Kombëtar Orthodhoks “Apostull Pavli”, i cili kishte si lë- ndë të detyrueshme mësimin e kën-
(vijon në faqen 8)
MUZIKA BIZANTINE NË SHQIPËRI
(vijon nga faqja 7) gës kishtare. Këtu një kontribut shu- më të veçantë ka dhënë teologu, shkrimtari, muzikanti, përshtatësi në shqip në nota bizantine i disa tropareve dhe psalti i njohur z. Dhi- mitër Beduli, i cili midis të tjerave ka qenë dhe pedagog i muzikës bizantine në këtë Seminar. Ai, më 1934 ngriti zyrtarisht korin e Semi- narit. Veç këtij kori ai ngriti kore të ngjashme dhe në qytete të tjera si në Pogradec (1936), Durrës (1938)7 etj. Vlen për të theksuar se pjesëta- rët e këtyre koreve u bënë ura e vazh- dimit të të kënduarit të muzikës bizantine në Shqipëri.
Viti 1967 përbën një moment tragjikjo vetëm për Kishën Ortho- dhokse, por për të gjitha komunite- tet fetare në Shqipëri. Me mbylljen e kishave pati një ndërprerje edhe të praktikimit të kësaj muzike. Në këtë periudhë bashkë me shkatërri- min e kishave, u dogjën edhe shumë libra, midis të cilëve dhe libra të mu- zikës kishtare bizantine në shqip.
Me rihapjen e kishave dhe rior- ganizimin pas viteve 1990, si gjith- çka tjetër librat liturgjikë pothuaj- se ishin zhdukur krejtësisht. Ata që përpiqeshin të ndihmonin në të psalur gjatë shërbesave të shenj- ta, duke qenë në moshë të madhe u kishte mbetur vetëm jehona e të psalurës tradicionale dhe e këndu- ara e tyre ngjasonte më tepër me
këngët popullore sesa me tingullin e pastër të muzikës bizantine. Vetëm i ndjeri z. Dhimitër Beduli kishte mbetur gjallë dhe që e zotë- ronte muzikën bizantine në mënyrë të saktë në atë kohë.
Me fronëzimin si Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqi- përisë të Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, në vendin tonë filloi një epokë e re, ku iu dha një rëndësi shumë e madhe edhe rizgjimit e kultivimit të traditës së bukur të mu- zikës bizantine.
Me hapjen e Akademisë Teolo- gjike në vitin 1992 bashkë me peda- gogët e teologjisë erdhën nga Mali i Shenjtë atë Damaskinoi dhe atë Tihoni. Që të dy këta praktikues të shkëlqyer të muzikës, për kohën që qëndruan në Shqipëri, mësonin stu- dentët e Seminarit Teologjik dhe ngritën kore fëmijësh në qytetin e Durrësit e të Kavajës me formën praktike të veshit.
Një nga synimet dhe dëshirat kryesore të Kryepiskopit Anastas për ringritjen e Kishës në Shqipëri ishte edhe përgatitja e një stafi pe- dagogjik përAkademinë Teologjike, të përbërë nga shqiptarë. Në këtë kuadër studentët me rezultatet më të mira të Akademisë, u dërguan për studime jashtë vendit. Midis tyre, u dërguan edhe studentë të talen- tuar për të studiuar në mënyrë profesionale muzikën kishtare bizantine.
Ai që më pas, mund të themi me siguri, hodhi themelet për mësi- min e saktë në teori dhe praktikë të muzikës bizantine në Shqipëri është Arkimandrit Justini. Ky mi-
sionar nga Mali i Shenjtë, zotërues i thellë i muzikës bizantine, bir psalti dhe psalt që prej fëmijërisë së tij, ngriti shkollën e parë lokale në Shqipëri, pranë katedrales së Tira- nës, për mësimin teorik dhe praktik me nota të muzikës bizantine. Gji- thashtu, e vuri muzikën bizantine si lëndë të detyruar në programin mësimor të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”. Ai ka përshta- tur në shqip me nota bizantine tek- stet më të domosdoshme të shër- besave fetare. Edhe melizmat (pje- sët muzikore) që po paraqesim sot përpara jush janë përshtatur në shqip prej tij. Me një projekt shumë serioz ka nxjerrë në dritë të për- kthyer për herë të parë në shqip një nga librat më të rëndësishëm litur- gjik, Mujorin, për muajt Shtator- Tetor-Nëntor dhe po punon për botimin e të gjithë ciklit vjetor etj. Prej tij u organizua dhe kori i parë zyrtar i Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë me emrin “Shën Joan Kukuzeli”.
Një punë të admirueshme po bëjnë edhe pedagogët e muzikës bizantine në Akademinë Teologjike, duke qenë në fazën përfundimtare të korrektimit të Liturgjisë Hyjnore në të tetë tingujt e muzikës dhe gjithashtu i Anastasimatarit të plotë si në ritmin e shpejtë të të psalurit, atij irmologjik, ashtu edhe në atë më të ngadaltë stihirarik (vargë- zor), të Dhoksastarit të periudhës së Triodhit e të Pendikostarit etj.
Pasuria e vyer e traditës sonë tashmë ka rilulëzuar dhe po kultivo- het në vendin tonë. Po ashtu, mund të pohojmë me përgjegjësi e mo-
desti se edhe ne, brezi i ri, që jemi diplomuar në këtë fushë, po vazh- dojmë me zell e këmbëngulje në zhvillimin e mëtejshëm të artit të muzikës bizantine në vend, në për- shtatjen e teksteve liturgjike me nota, në kultivimin e mësimin e saj, duke vazhduar kështu të jetë pjesë e gjallë e një tradite shumëshekullore.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, nën drejtimin plot frymëzim dhe vizion për të ardhmen të Kryepiskopit të saj, Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit, bashkë me ringritjen e saj në të gjitha hall- kat, ka kontribuuar edhe në ringjall- jen dhe zhvillimin e muzikës kishta- re bizantine, si një element shumë i rëndësishëm për ngritjen e shpir- trave të besimtarëve drejt Perëndi- së por, njëkohësisht, edhe pjesë e çmuar dhe e lashtë e kulturës së popullit tonë.
Duke mbyllur fjalën time në këtë kumtesë, dua të falënderoj të gjithë organizatorët e këtij eveni- menti kaq të rëndësishëm për pro- movimin dhe nxjerrjen në pah të thesareve të çmuara, që na stolisin dhe njëkohësisht që e rendisin at- dheun dhe popullin tonë në listën e atyre që kanë dhënë kontributin e tyre të rëndësishëm si për zhvilli- min e kulturës sonë kombëtare, ashtu edhe të asaj botërore.
Dhjakon Spiro Kostoli
Dh. Beduli “Muzika Bizantine në Shqipëri”.
Shaban Sinani Kodikët e Shqipërisë.
Rëmbeci A, Çunga S, Dorëshkrime bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri, katalog i ekspozitës, bot. FGK, Tiranë 2010; Sinani Sh., Kodikët e Shqipërisë.
Psalti i parë
Διαμαντή Σ. Μαυραγάνη «Σύντομη ιστορία Εκκλισηαστικής Βυζαντινής Μουσικής.
“Kontributi i Imzot Nolit në përkthimin e teksteve litugjike” (“Ngjallja”, mars, 1995)
Kristofor Beduli “Mbi muzikën dhe koret në Kishën tonë Orthodhokse”