Muzeu mesjetar “Onufri
– Restaurohen ikonat e shenjtorëve –
Petrifikimi, dizinfektimi i
të gjitha objekteve të Muzeut
të Artit Mesjetar “Onufri” në
qytetin e Beratit, përfshirë
dhe restaurimin e ikono
stasit dhe të njëzet ikonave
të dëmtuara, janë pjesë e një
projekti restaurues që po
realizohet në këtë muze,
ndërmarrë nga Instituti i Monu-
menteve të Kulturës në Tiranë.
Kështu, kanë pohuar për
ATSH-në, specialistët pranë
këtij Instituti, Gazmend Muka
dhe Mustafa Rapi, të cilët
njëkohësisht janë dhe autorë të
këtij projekti, hartuar një vit
më parë.
Gazmend Muka, sqaron se,
“zbatimi i këtij projekti, bëhet
i mundur në bashkëpunim me
një shoqatë me qendër në
Lombardi, e cila mbështet
financiarisht këto punime”.
Muzeu “Onufri”, i themeluar
në ambjentet e Katedrales
“Fjetja e Shën Marisë” në
Kalanë e qytetit të Beratit dhe
rindërtuar në vitin 1797, është
ndër më të rëndësishmit në
vend, përkrah Muzeut të Artit
Mesjetar të qytetit të Korçës.
Ikonostasi i këtij muzeu
është vendosur në vitin 1812
me ikona të Cetirëve të Beratit,
ndërsa në linjë ekspozimi ka
ikona të autorëve të tjerë të njo
hur si, Onufri, Nikolla, Seleni
ca, etj. Në afërsi të ikonostasit
ndodhen eshtrat e dy shenjtorë-
ve të njohur sllavë, Angjellari
dhe Kozazni, dishepuj të Cirilit
dhe Metodit (të cilët përhapën
Ungjillin, dhe krijuan alfabetin).
Imazhet figurative të tyre, evi-
dentohen qartë në dy ikona në
këtë muze, njëra që duket në
ikonostas dhe tjetra në linjën e
ekspozimit, ku ata paraqiten së
bashku me shenjtorë të tjerë si
Klementi i Ohrit, Naumi dhe
Sava. Ndërkohë, muzeut “Onu
fri”, përveç ikonave të dëmtu-
ara që janë pjesë e këtij proje
kti restaurues, i përkasin dhe
mjaft ikona që ndodhen në mu-
zeun e Mynihut në Gjermani,
70 prej të cilave janë ekspozu-
ar në ekspozitën “Shqipëria-
pasuri dhe larmi e një kultu-
re të lashtë”, e cila qëndron e ha-
pur atje që prej muajit gusht.
(Marrë nga gazeta“Koha Jonë”)