Dikur, u rrëfente vëllezërve të tij Avva Dhula, nxënës i oshënarit Visarion, ndërkohë që ecja me Jerondin tim në brigjet e Detit të Vdekur më zuri etja e madhe.
– Kam etje Avva, – i thashë Jerondit.
– Pi nga deti, – më tha.
E pashë me habi. A pihej ai ujë plot me kripë e squfur? Jerondi veç kishte qëndruar në lutje dhe me dorën e tij të bekuar bënte kryqin mbi ujërat.
– Pi, – më tha përsëri.
Ju binda. Mbusha grushtin dhe piva. Uji i hidhur i Detit të Vdekur ishte bërë më i ëmbël se mjalti. Duke parë këtë mrekulli, u bëra gati të mbushja paguren e vogël që kisha me vete.
– Përse e mbush? – më pyeti Jerondi.
– Që të kem kur të më marrë përsëri etja Avva.
Më hodhi një vështrim të rreptë:
– Perëndia që është këtu, besëpak, do të jetë edhe më tej.
Një herë tjetër donim të kalonim lumin dhe nuk gjenim varkë. Atëhere, Jerondi që nxitonte, bëri lutjen dhe kaloi në bregun tjetër duke ecur mbi ujë.
– Si ndiheshe? – e pyeta më vonë.
– E ndjeja ujin deri në kavilje m’u përgjigj. Çdo gjë tjetër ishte sikur të ecja mbi tokë.
Marrë nga libri “Jerondihon”