Nga Maria C. Khoury, Ed.D.
. .Gjithmonë kam admiruar dhe respektuar veprën e mrekullueshme të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastasit dhe sot unë përjetova Liturgjinë më të bukur në një gjuhë që nuk e njoh, në Tiranë, Shqipëri, në katedralen e Ungjillëzimit, ku Fortlumturia e Tij shërbente me 12 priftërinj të tjerë.
Kryepiskopi Anastas bujarisht mikpriti një takim në Akademinë Teologjike të Shën Vlashit, që mbështetej nga Këshilli Botëror i Kishave, duke mbledhur së bashku një- zet e tre pjesëmarrëse nga të gjitha kontinentet.
Fjalët frymëzuese të Kryepiskopit në këta 19 vjet, në Kishën e plagosur dhe të shenjtë të Shqipërisë, ofruan një kontekst thelbësor për reflektime të tjera të thella gjatë mbledhjes.
Ajo që unë shoh si mrekulli në Shqipëri është fakti se që nga koha e komunizmit më shumë se 1600 kisha ishin shkatërruar, dëmtuar, kthyer në stalla gjatë periudhës së persekutimit të madh. Pas korrikut 1991, kur Fortlumturia e Tij erdhi për të shërbyer në Shqipëri, gjeti një komunitet gati të vdekur dhe ndihmoi që të ringjallej duke ndërtuar e restauruar 160 kisha, dorëzuar 140 klerikë, ngritur 50 qendra rinore.
Në një sesion special të konferencës, të gjitha ndien se Kryepiskopi është një shërues i Shqipërisë, me aftësinë e tij për të dhënë mesazhin e Krishtit, për t’u lutur dhe shëruar plagët e thella të persekutimit ateist. Ai është vërtet një njeri i shenjtë.
Për mua që jetoj në një mjedis konflikti mes hebrenjve, të krishterëve dhe myslimanëve, mesazhi më kuptimplotë janë fjalët e mirënjohura të Kryepiskopit Anastas, që gjenden në librat, videot, prezantimet në power point etj., që thonë: “Vaji i feve nuk duhet përdorurkurrë përtë ushqyer zjarrin e urrejtjes, por duhet përdorur për të qetësuar dhe shëruar plagët e të tjerëve”.