EmailFacebookKontakt

Mrekullia e shekujve

– Krishti nuk shkroi kurrë ndonjë libër, por me gjithë këtë janë shkruar miliona libra për Të.

– Nuk qe mjek, por megjithë këtë është mjeku i parë i shpirtrave e i trupave dhe tek Ai shkojnë një shumicë e madhe njerëzish me dhimbje, gjithashtu edhe mjekë.

– Nuk ndërtoi kurrë shkolla, por megjithë këtë është mësuesi e pedagogu i shekujve.

– Nuk bëri kurrë ndonjë poemë, me gjithë këtë është bërësi (poeti) i botës.

– Nuk ndërtoi kurrë ndonjë laborator biologjik ose kimik, por me gjithë këtë është burimi i jetës.

– Nuk kishte kurrë ndonjë shkollë filozofike ose shkencore dhe shkencat janë mbrapa Tij në mënyrë të paimagjinueshe.

– Nuk qe kurrë gjeneral dhe me gjithë këtë e pasojnë ushtria të panumërta engjëjsh e njerëzish.

– Nuk mbante kurrë armë, por me gjithë këtë bëri kryengritjen më të madhe të botës, kryengritjen e… dashurisë.

– Dhe të gjitha këto u bënë nga një njeri pa strehim, i zhveshur dhe i kryqëzuar.

Ja mrekullia e shekujve, por edhe mesazhi më dinamik i historisë.

“KAON”

Përgatiti: Kozma Plepi