EmailFacebookKontakt

Mrekullia e grurit e shën Theodhorit

T

ë shtunën e parë të Kreshmës së Madhe Kisha jonë kujton një ngjarje shumë të rëndësishme. Në

vitin 361 kur perandor u bë Juliani, i cili më vonë u quajt me emrin apo- stati, sepse ndonëse ishte rritur i krishterë e mohoi fenë e krishterë dhe filloi të restauronte përsëri fe- në pagane. Duke dashur të prishë çdo gjë nga krishterimi javën e parë të Kreshmës së Madhe duke filluar nga e hëna, të krishterët hanin ushqime të veçanta, të cilët fillo- nin dhe agjërimin e madh prej 40 ditësh. Ai në mënyrë të fshehtë i leu këto ushqime me gjakun e idhuj- ve. Nga sakrificat dhe flijimet qe u ishin bërë idhujve, ai mori gjakun dhe me të spërkati ushqimet, duke kujtuar se kështu do të ndynte kreshmën që mbanin të krishterët.

Shën Theodhori i madh, shenjt të cilin kujtojmë së bashku me mre- kullinë, iu shfaq në ëndërr patrikut, të asaj kohe, Theodhosit, dhe i tha nga të gjitha ushqimet që janë atje të mos merrni asgjë, por merrni grurë, ziejeni dhe shpërndajuani be- simtarëve. Dhe ashtu u bë. Dhe Zoti nëpërmjet këtij shenjti i ruajti të krishterët që ta ruanin të pastër kreshmën e tyre.

E shtuna e parë iu kushtua kësaj mrekullie, meqenëse gruri në kupti- min e krishterë, ishte simboli i Ngjall- jes. Ashtu si fara e grurit që bie në tokë dhe nuk vdes, edhe pse në du- kje duket sikur shpërbëhet dhe vdes, por mbin dhe jep fryte të tjera, ash-

tu dhe të krishterët, ndonëse do të duket se do të vdesin, prapë nuk do të vdesin. Ky është besimi i the- llë i krishterë. Kjo është arsyeja pse bëjmë grurin si një shenjë, si një simbol të Ngjalljes së Krishtit dhe ardhjes së dytë të Tij.

Shën Theodhori mbaroi si martir, duke dhënë jetën për besimin. Ata u liruan nga pasionet, gjë që na më- son të ndjekim shembullin e tyre. Pikërisht këtë na tregon historia e shenjtorëve dhe martirëve, dhe kjo është arsyeja pse i kujtojmë gjatë Kreshmës së Madhe. Le t’i lutemi shën Theodhorit të na mbrojë dhe forcojë në besim dhe në përku- shtimin ndaj Zotit.