EmailFacebookKontakt

Mposhtja e dhunës

Mposhtja ë dhunës
Mesazhi i Kryepiskopit Anastas për Krishtlindjet 2000
Bij të shtrenjtë më Zotin,
Klerit dhe popullit Orthodhoks shpresëtar
“Dhe kjo do të jetë shenja për ju: do të gjeni një foshnjë
të mbështjellë në shpërgenj, dergjur në grazhd” (Luk. 2:12).

ë agimin e mijëvjeçarit të tretë,
ne psalim përsëri: “Lavdi të La-
rtit Perëndi dhe paqe në tokë”, ndërko-
hë që dhuna ka marrë revan. Me forma
të shumëllojshme: me konflikte të
armatosura, luftëra civile, trazira sho-
qërore dhe krimin e organizuar. Dhuna
e çdo forme bëhet protagoniste si në
ngjarjet mbarëbotërore, ashtu dhe në
ato lokale. Pikërisht për këtë, përpjekja
më e rëndësishme e të gjithë atyre që
u dhimbset e tashmja dhe e ardhmja e
njerëzimit është lufta kundër dhunës.
E Kremtja e Krishtlindjeve na zbulon
sekretin shpirtëror për të mposhtur
dhunën. Ajo shpall me ngazëllim atë
që engjëlli u tha barinjve të Betlehemit:
“Mos u frikësoni, sepse ja, tek po ju jap
(Vijon në faqen 7)

Mesazhi i KRISHTLINDJEVE 2000
(Vijon nga faqja 1)
një lajm të mirë për një gëzim të madh,
që do të jetë për gjithë popullin; se sot
ju lindi juue një shpëtimtar në qytetin
e Daoidit, i cdi është Zoti Krisht. Dhe
kjo do të jetë shenja për ju: do të gjeni
një foshnjë të mbështjellë në shpërgenj,
dergjur në grazhd” (Luk. 2:11-12).
Shpëtimi, që e dëshirojnë aq
shumë njerëzit dhe që e shpall Ungjilli,
nuk vjen si një hero i armatosur, me
shtabe njerëzish të fuqishëm dhe të
ditur. Ai vjen me një foshnjë duke për-
mbysur plotësisht agresivitetin klasik
dhe taktikën tradicionale të mbrojtjes.
Shpërblyesi “mishërohet”, integrohet
tek njerëzimi në një mënyrë që befa-
son çdo arsye njerëzore. I kundërvihet
dhunës, në formën mahnitëse të një
fëmije të pafajshme. Paralajmëron ka-
përcimin e tmerrit dhe të akteve të
dhunës me një imazh të papritur:
vështrimin e një foshnje, që rrezaton
dritë në një grazhd. “Dhe kjo do të jetë
shenja për ju: do të gjeni një foshnjë të
mbështjellë në shpërgenj, dergjur në
grazhd”. Shpëtimtari i botës, e cila

sundohet nga dhuna, vjen pa pasuri,
pa pushtet tokësor. Ai nuk synon të bi-
ndë me natyrën e vet hyjnore, duke e
argumentuar lirinë njerëzore. Vjen
qetësisht, për t’u bërë një me ne – jashtë
mëkatit dhe, natyrisht, jashtë agre-
sivitetit.
Foshnja e Betlehemit është
“fëmija” që kishte parathënë Isaia: “në
krahun e tij uou shenja e mbretërisë…
dhe paqja e tij s’do të ketë mbarim”
(Isaia 9, 5-6). Sado që të duket se dhu­
na do të mbetet sunduesja e përher-
shme në skenën e njerëzimit, përfundi-
misht, e ardhmja i takon të porsalin­
durit, që është “Perëndi i fuqishëm, i
pushtetshëm, sundues i paqes, at i she­
kujve”. Kjo gjë lartësohet si një simbol
i përjetshëm kundër dhunës. Në këtë
përmbledhje tronditëse të profetit për

Mesinë, bën pjesë siguria e të krishte-
rëve për të ardhmen – për të ardhmen
tonë dhe të botës – fuqia dhe shpresa
jonë.
Shumë herët, “fëmija” përballet
me dhunën e pushtetit politik, të tipit
të Herodit, dhe më pas me atë të men-
talitetit judaik – të farisenjve dhe sadu-
cejve. E tërë jeta dhe doktrina e Tij do
të jetë flalë dhe veprim kundër dhunës,
kundër logjikës që mbështetet në thë-
nien “Sy për syrin”. “Keni dëgjuar që
është thënë: ta duash të afërmin dhe ta
urresh armikun. Unë po ju them, që t’i
doni armiqtë tuaj, bekoni ata që ju
mallkojnë, bëjuni të mira atyre që ju
urrejnë…” (Matt. 5:43-44). Në çastin e
vdekjes, me Kryqin e Tij do ta shkatë-
rrojë dhunën dhe me Ngjalljen e Tij do
të shkatërrojë formën më të keqe të
dhunës, atë të vdekjes. Të gjithë sa E
besuan dhe E deshën, e dinë fare mirë
se Foshnja e Betlehemit është Perëndia
i pakrijuar, i pakohë dhe i pakonceptue-
shëm, që kthehet në qenien njerëzore
që krijohet, prishet dhe vdes për ta çuar
drejt kapërcimit të çdo forme shtrën-

gimi të dhunshëm, në pjesëmarrjen
sipas hirit në jetën e Tij të ringjallur.
II
“Dhe kjo do të jetë shenja për ju: do të
gjeni një foshnjë të mbështjellë në
shpërgenj, dergjur në grazhd”.
P
ra, kjo foshnjë, që veçanërisht kë-
to ditë ndodhet në qendër të
adhurimit tonë, është “shenja” e përjet-
shme, që frymëzon një luftë të vazhdue-
shme kundër dhunës, e cila lëndon
jetën njerëzore në nivel ndërkombëtar
dhe lokal, në forma të dukshme, por
edhe të fshehta. Si rregull, me prirje
më të madhe ndaj ngasjes së dhunës
janë ata që kanë pushtet – politik, eko-
nomik, administrativ. Sepse ata kanë
mundësi për të imponuar çka u intere-
son me mekanizma të ndryshme; me
metoda autarkike, me dhunimin e
informacioneve, lavazhin e trureve ele-
ktronike dhe njerëzore, me kërcënime
dhe blerje ndërgjegjesh.
Por, dhuna nuk gjendet vetëm

aty ku janë fuqitë e mëdha, as vetëm
aty ky mjetet e komunikimit masiv na
drejtojnë vështrimin. Ajo vihet re edhe
në vende më të vogla, në qytete, në
fshatra, në komuna e kudo ku jetojnë
njerëz. Zakonisht, viktima të saj janë
anëtarët e pambrojtur të shoqërisë, të
moshuarit, gratë e fëmijët. Shumica
nga ne e kemi ndeshur fytyrën e ashpër
të saj që në vitet e fëmijërisë. Më të
vjetrit e kanë hasur që në vitet e pu-
shtimit të huaj dhe të sistemit totalitar,
ku dhuna ushtrohej hapur. Më të rinjtë
e shohin herë pas here të lëvizë përsëri
në vend me trazirat e brendshme të
dhjetëvjeçarit të kaluar, por edhe në
tragjedinë e shumanshme të Ballkanit.
Dhuna na befason me format e shumë-
llojshme të kriminalitetit, të përdhuni-
mit të grave të reja, por dhe të fëmijve,
si dhe të gjakmarrjes që mundon bre-
zat; na tremb me asgjesimin e persona­
litetit njerëzor me anën e narkotikëve,
me shpërthimin e akteve të dhunshme
nëpër stadiume. Disa nuk ngurrojnë
që, në vallen e egër të dhunës, të thurin
edhe parrulla fetare.
Por, më e rëndësishmja është se
virusi i dhunës qëndron në pritje bre-
nda nesh dhe në çaste kritike shfaqet
në marrëdhëniet tona me të tjerët. Le
të mos e nënvleftësojmë agresivitetin
e fshehur në çdo zemër njerëzore. Kisha
jonë, në mënyrë të përsëritur dhe në
veçanti gjatë kësaj të kremte të ma-
dhe, na fton në një përpjekje të ndër-
gjegjshme për mposhtjen e dhunës.
Njëkohësisht, na zbulon se, pas shfa-
qjes së saj, normalisht gjendet pango-
pësia, ambicja, urrejtja, egoizmi, pasio-
net e çdo forme. Ajo thekson, se “Princi
i Paqes” lind brenda një thjeshtësie ab­
solute. Kjo mbetet antidoti kundër gry-
kësisë, që si rregull ndez dhunën.
Besimi Orthodhoks na nxit për
të filluar përpjekjet që brenda vetes, që
nga mënyra se si mendojmë ose kër-
kojmë për të imponuar pikëpamjet
tona, në shtëpi, në mjedisin e punës dhe
atë shoqëror. T’i shmangemi çdo sje-
lljeje të rrëmbyer e ofenduese dhe çdo
tendence për dhunë. Sepse dhuna nuk
shprehet vetëm duke ngritur zërin dhe
me zemërim. Ajo shpesh lëviz me
qëndrueshmërinë e një mjeti me
zinzhirë, që e drejton inati dhe me-
ndjemadhësia, duke sheshuar çdo gjë.
Ndonjëherë ajo adopton edhe metoda
joshëse për të dhunuar vullnetin dhe
lirinë e të shumtëve.

* * *
“17 ëllezër, në këtë të kremte të ma-
dhe le t’i lutemi Shpëtimtarit,
“Fjalës së përjetshme, …Atij që me
dashje u shfaq si fëmijë i vogël, Perë-
ndisë së para gjithë shekujve”, që të
qetësojë planetin tonë të trazuar nga
shtrëngata e dhunës. Le të lutemi me
gjithë zemër që të ndërpritet çdo formë
dhune në vendin e në rajonin tonë dhe
mbi tokë të mbizotërojë paqja e Tij.
Njëkohësisht, le të marrim ve-
ndimin e palëkundshëm, për të luftuar
e për të mposhtur dhunën kudo ku
kemi mundësi: në jetën tonë familjare,
shoqërore dhe politike, por edhe në
kriza ndërkombëtare. Ndofta, në pamje
të parë dukemi të pafuqishëm, si zero
të parëndësishme në llogaritë e të
fuqishmëve. Por, pas Njëshit, mpo-
shtësit të dhunës, të gjithë ne shtojmë
miliona mundësi. Të mos e lëmë shpre-
sën të na thyhet.
Para së gjithash, le ta ndalojmë
agresivitetin tonë – në veprat, Çalët, sje­
lljen tonë – duke u frymëzuar dhe duke
marrë fuqi nga Princi i Paqes, Krishti,
Lindjen e të Cilit kremtojmë sot.
Për shumë vjet, me paqe të thellë në
zemrat tona!
Me dashuri të thellë më Zotin tonë Jisu
Krisht,
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i gjithë Shqipërisë
Tiranë, Krishtlindje 2000