Në shekullin e XIX, në hyrje të Sheshit të Kuq në Moskë ishte ndërtuar Paraklisi i të Tërëshenjtës Portaitisa, ku ishte vendosur një kopje e ikonës së shenjtë dhe shumë të njohur me të njëjtin emër, dhuruar nga murgjit e Malit të Shenjtë. Në vitin 1937, me urdhër të Stalinit Paraklisi u hodh në erë, sepse pengonte kalimin e Ushtrisë së Kuqe gjatë paradave!
Para tre vitesh, me lejen e kryetarit të Bashkisë së Moskës, një grup i posaçëm specialistësh gjeti projektet origjinale të Kishës në arkivat e qytetit. Pas kësaj, paraklisi u rindërtua i njëjtë, me fonde të dhuruara nga besimtarët dhe Bashkia.
Në vitin 1995, me kërkesë të Patrikut Aleksej, në Malin e Shenjtë u përgatit një kopje e re e ikonës së të Tërëshenjtës Portaitisa, e cila u transportua dhe u vendos për lutje në Paraklis nga murgjër të Malit të Shenjtë.