EmailFacebookKontakt

Mos shmangni kryqin tuaj

Një çift besimtarësh, shkuan tek një prift i njohur për devocionin e tij të thellë ndaj Perëndisë, që t’i kërkonin një këshillë (Por nuk e kishin atë At të tyre shpirtëror). Problemi i tyre ishte se gruaja merrte ilaçe të forta për një sëmundje të sajën dhe gjatë periudhës së terapisë kishte ngelur shtatzanë. Mjeku e nxiste të bënte abort, pasi fëmija, padyshim, do të lindte invalid. Ati iu tha:

– Dhe pse drejtoheni tek unë? Që t’ju jap lejen për ta vrarë atë? A keni fëmijë të tjerë?

– Po, – ishte përgjigjja e tyre. Kemi një djalë të vogël.

– A është i shëndetshëm? – pyeti Ati.

– Po – u përgjigjën ata.

– Nëse, (Zoti e ndaloftë) fëmija juaj pëson një goditje ose një makinë e përplas dhe ai përfundon në tokë, thuajse i vdekur, do ta flaknit tutje, apo do ta vrisnit?

– Sigurisht, që jo!

– Atëherë, pse doni ta vrisni fëmijën e ngjizur? Sepse s’e keni parë ende, apo, sepse nuk e doni? Kjo s’ka rëndësi. Ai, gjithashtu është fëmija juaj. Dëgjoni, shkenca nuk është e pagabueshme. Mjekët shumë herë gabojnë. Dhe mbi mjekët është Krijuesi Perëndi. Në Të mbështetuni! Unë kam besim, se ai nuk do të lindet invalid, siç thonë mjekët. Por, edhe, nëse diçka e tillë ndodh, lavdëroni Perëndinë dhe kini parasysh, se ky është kryqi juaj, të cilin duhet ta duroni pa mërmëritje që Ai t’i japë kredi llogarisë suaj në Parajsë. E, kur të veni atje, ju do t’i thoni: “Zot, prej fjalëve të buzëve të Tua, ne s’ndoqëm rrugën e dhunës”. (Psalm 16:4). Mos e shmangni këtë kryq, sepse një tjetër edhe më i rëndë do t’ju presë pastaj. Kini kurajo! Lutjuni Zotit! Unë, gjithashtu, lutem dhe besoj, se fëmija do të lindë i shëndetshëm. Shkoni me bekimin e Perëndisë!

Vërtet, pas ca muajsh, lindi një vajzë e vogël e mahnitshme e shëndetplotë. Me lotë prindërit ia njoftuan këtë Atit, duke i thënë: “Ne të falenderojmë për mbështetjen dhe lutjet tuaja. Zoti Perëndi, vepron!”

Përgatiti: E. N.