EmailFacebookKontakt

Moisi Etiopiani (28 gusht)

Në fillim ai ishte një skllav i zi i
fuqishëm, por edhe i egër, i një politi-
kani, i cili e liroi për të mos u bezdisur
më nga ai. Pas kësaj doli në shkretë-
tirë, si kryetar i një bande grabitësish.
Midis shumë të këqijave, njëherë iu
sul me keqëdashje një bariu, duke ka-
luar lumin e fryrë të Nilit me një thikë
në gojë. I varffi bari la kopenë e tij dhe
u largua. Manjaku therri katër dhi, i
lidhi ato dhe iku përsëri në anën tjetë
të lumit dhe i hëngri! Por, dikur erdhi
në vete…
U pagëzua dhe asketoi në Arabi.
Luftoi kundër zakoneve të tij të vjetra
me kreshmë të forta dhe agripni,
kështu që bëri dhe një çudi. Vyrtyti i
tij shtyu kureshtjen e një prijësi për
të udhëtuar dhe për të takuar atë.
Oshënari e takoi atë, por duke u shtirë
sikur ishte një tjetër, e shau kaq
shumë Moisiun, sa që prijësi i mër-
zitur morri rrugën e kthimit. Murgjit,
u çuditën shumë që ekzistonte një nje­
ri që të shpifte për oshënarin. Por, nga
karakteristikat e përshkrimit të
prijësit, ata kuptuan se ishte Moisiu
që kishte shpifur për vetveten. Kështu

që, prijësi iku me dobi shpirtërore. Një
herë tjetër lidhi katër hajdutë, të cilët
u munduan që ta grabisnin dhe, duke
i transportuar “si një barrë kashtë” i
solli para jerondëve. Të “pafatët”, kur
kuptuan, nga ato që dëgjuan dhe nga
përvoja, se cili ishte, u penduan dhe u
bënë nxënës të tij. Një herë tjetër e dë-
buan nga Liturgjia Hyjnore (sepse
ishte edhe prift), duke e fyer shumë
në lidhje me shëmtinë e tij. Me përu-
lësi pranoi sharjen, kështu që e thirrën
prapë dhe përsëri me të njëjtën përulë-
si ai u kthye të merrte pjesë në shërbe-
së.
Fjeti në paqe në moshën 75 vjeçare
(fundi i shekullit IV), duke lënë 70 nxë-
nës të tij, shumë prej të cilëve qenë
ish-pjesëtarë të bandës grabitqare të
tij. Sipas dëshmive të ndryshme, për
t’i falur Perëndia mëkatet që kishte
bërë, sipas fjalëve të Ungjillit: “Sepse
të gjithë ata që ngritën shpatën, prej
shpatës do të vdesin” (Mat:26-25)
qëndroi që ta therrnin barbarët, me-
gjithëse më përpara, në mënyrë pro-
fetike, ishte lajmëruar për ardhjen e
tyre.