Një vëlla mohoi botën dhe ua dha të mirat e tij të varfërve, por ai mbajti diçka për shpenzimet e tij personale. Ai shkoi të shikonte Aua Andonin. Kur ai i tregoi plakut për këtë, ai i thotë: “Nëse t’i do të bëhesh murg, shko në fshat, bli pak mish, mbulo me të trupin tënd lakuriq dhe eja këtu në këtë gjendje. Vëllai veproi kështu dhe qentë e zogjtë u vërsulën ta shqyenin.
Kur ai u kthye plaku e pyet se si e kishte zbatuar këshillën. Ai i tregoi trupin e tij me plagë dhe Shën Andoni i tha: “Ata që mohojnë botën, por mbajnë diçka për vehte, do të shqyhen nga demonët, të cilët bëjnë luftë në ta.