Mitrush Kuteli
për Orthodhoksinë
“Të Falem
Ty..”
“Të falem Ty, Fe e lashtë e vendit
tim e mburuar drejtpërdrejtë nga
Fjala dhe njëjësuar me Fjalën.
Të falem Ty, Fe e qëndrimit dhe e
durimit, Fe e martirëve dhe e
dëshmorëve, Fe e paqes dhe e
drejtësisë.
Të falem Ty, Fe e gjyshërve
zemërbardhë e shpirtmëdhenj, që të
përqafuan sapo u linde e si u linde,
që të mbajtën të përgjakur e të
përlotur një kohë me gjuhën e
Kombit.
Ti i dhe kombit tim dritën e
Ungjillit dhe kombi im të fall Shën
Konstandinin dhe mijëra martirë, që
megjakun e tyre, i bënë tëpërjetshme
themelet e tua.
Ti frymëzove Janin e Vojsauën, në
qëndrimin e tyre të përlotur e të
përgjakurpër mbrojtjen e kësaj toke.
Ti na dhe zemërgurin Gjergj
Kastriotin (Skënderbeun), që i vuri
gjoksin rebeshit të Azisë.
Ndaj teje, Fe e Shën Jonit dhe e
Shën Marenës, thyhet gjuri im si u
pat thyer gjuri i atit, i gjyshit dhe i
stërgyshit, gjer më njëzet breza.
Ndaj teje, Fe e manastireve të
gurtë, e ajasmove të shenjta, e
altarëve të rënuar, kodër më kodër,
të përhapura në gjithë uendin tim,
ne shtrojmë shpirtrat tona të
përvojtura dhe mbështetëm shpresat
tona, gjithmonë të gjalla e të
patundura.
Të jam falur e do të falem ty, Fe e
shenjtë e Papa Kristos nga
Negovani, e Papa Dhimitrit nga
Ballkameni dhe e gjithë martirëve
të Ungjillit shqiptar.
Ti i mbajte kombit tonë legjendat
e Konstandinëve e të Garentinave,
këngët e stërlashta, zakonet e
mburura, nga uetë fryma e kësaj toke
dhe e këtij kombi.
Mbulesë e shenjtë kundrejt
breshërit e kohës, gur i çeliktë
kundrejt rebesheve të zeza, anije e
mrekullueshme, që shpie ndaj jetës
së vërtetë shpirtrat tona, ti ishe,je e
do të jesh përgjithmonë. Sepse, Ti
mburon nga përjetësia e Fjalës dhe
je njëjësuar me Fjalën”.