EmailFacebookKontakt

Mitropoliti i Konicës nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë

Njoftim Shtypi

Mitropoliti i Konicës nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë

Duke marrë shkas nga një ligjëratë e kohëve të fundit e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Konicës, Andrea, që u mbajt pas Shërbesës së Mbrëmësores së Fjetjes së Hyjlindëses (14 gusht), theksojmë, se është koha që Imzot Andrea të kuptojë se nuk ka asnjë të drejtë, sipas së Drejtës Kanonike, të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një Kishe tjetër Orthodhokse Autoqefale. Dhe më tej, se asnjë Kanon i Kishës nuk i jep Atij të drejtën t’i japë mësime publike naive Kreut të një Kishe tjetër Autoqefale Orthodhokse.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nuk ka për t’i lejuar asnjë qarku, brenda ose jashtë Shqipërisë, ta përdorë atë për krijimin e tensioneve artificiale midis Shqipërisë dhe Greqisë.

27 gusht 1996

Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë