Më 30 qershor 2024, në Sofje të Bullgarisë u mbajtën zgjedhjet për Primatin e ri të Kishës Orthodhokse të Bullgarisë, duke pasuar Patriarkun e ndjerë Neofit, i cili fjeti më Zotin më 13 mars 2024. Pas shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, Patriarku i sapozgjedhur Daniel, i shoqëruar nga hierarkët e Kishës Bullgare, vazhduan drejt Katedrales Patriarkale “Aleksandër Nevski”, ku besimtarët e përshëndetën me thirrje “Axios!”. (“I denjë!”). Kisha jonë u përfaqësua nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani dhe Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili.
Paraqesim në vijim letrat paqësore të dërguara me këtë rast të Kryepiskopit të porsazgjedhur Daniel të Bullgarisë (e para) dhe Kryepiskopit tonë Anastas (e dyta).