Mitropolia e Gjirokastrës
Vidhet dhe përdhoset manastiri
i Derviçanit
Nëpërmjet protestës së bano-
rëve të Derviçanit dhe nëpërmjet
mediave u bë i njohur një sulm i
ri ndaj një objekti të shenjtë or-
thodhoks. Natën midis 28 dhe 29
shtatorit, persona të “panjohur”
kanë shpërthyer kishën e ma-
nastirit të Kryeengjëllit Mihail,
në Derviçan të Dropullit edhe e
kanë përdhosur rëndë atë. Duket
qartë se objekt i tyre nuk ka qenë
thjesht grabitaja, por një urrejtje
e dukshme.
Siç tregojnë besimtarët, pamja
e kishës pas këtij vandalizmi ka
qenë rrënqethëse, me ikonat e
shenjta të dëmtuara dhe të flakura
ngado, me Tryezën e Shenjtë të
dëmtuar dhe Hierroren si dhe të
gjithë kishën të bërë rrëmujë. Së-
rish autorët janë të paditur. Ka de-
klarata zyrtare se po punohet për
kapjen e tyre, por ekziston ndje-
sia se do ndodhë e njëjta gjë si
në vjedhjet e mëpërparshme. Se
ky manastir i shenjtë është vje-
dhur e dëmtuar dhe herë të tjera,
por asnjëherë nuk është gjendur
ndonjë autor.
Ndër vite në Mitropolinë e
Gjirokastrës ka pasur dhjetëra e
dhjetëra vjedhje kishash, për-
dhosje të tyre e deri madje është
arritur sa t’u vihet zjarri dhe asnjë
nga autorët nuk është gjetur ende.
Vështirë se policia e zonës të ketë
ndonjë zë tjetër krimesh me
zbulueshmëri zero, si për aktet
kundër vendeve orthodhokse të
kultit, gjë që, më të paktën,
dëshmon për mosdëshirë për t’i
zbuluar autorët.
Ashtu siç është e çuditshme,
që ndryshe nga zonal e tjera të
Shqipërisë, në këto raste pothu-
ajse nuk është ndjerë zëri i solida-
ritetit, duke hedhur hije mbi ba-
shkëjetesën shembullore.
Kisha jonë dhe besimtarët as-
njëherë nuk do heshtin për të dë-
nuar këto akte dhe për të kërkuar
drejtësi, por autoritetet duhet të
ndërgjegjësohen, se akte të tilla
kanë backgraunde të dyshimta, të
cilat duhen frenuar para se të
japin fryte të hidhura për të gjithë
shoqërinë.
Pak histori
Manastiri ka vlera të veçanta historike, arkitetkturore dhe
artistike. Si kohë e ndërtimit të tij, duke u nisur nga tiparet e
kompozimit të brendshëm dhe të formulimit arkitektonik të
jashtëm, si dhe të teknikës dhe elementeve arkitektonike të
përdorura, mendohet se manastiri datohet i shek. XVIII.
Kisha është ndërtimi kryesor i manastirit dhe është e rrethuar
nga të gjitha anët me ndërtime të karakterit dhe të kohëve të
ndryshme, duke lënë rreth saj rrugica të ngushta, të shtruara
me pllaka guri.
Manastiri ndodhet disi larg fshatit, në mal, është një vend
shumë i nderuar nga besimtarët e zonës dhe më gjerë. Deri
në mesin e vitetve ’60 aty qëndronin dy motra, që kujdese-
shin për manastirin dhe flinin aty.