Është bërë traditë që ditën e parë të Kreshmës Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, së bashku me besimtarët e enorive përreth dhe me nxënësit e shkollave të Kishës sonë ta fillojnë kreshmën në manastirin e hirshëm të “Trinisë së Shenjtë” në fshatin Pepel te Dropullit, manastir ky i vizituar edhe nga Shën Kozmai. Në kishë u kryen shërbesat e Mëngjesores dhe leximi i Orëve. Pas shërbesës, Stefan Koti u foli të pranishmëve për rëndësinë e Kreshmës. Mitropoliti u uroi besimtarëve përparim shpirtëror dhe rritje në virtyte në këtë kohë të bekuar të Kreshmës.