Mitropolia e Gjirokastrës
Kisha e re e Shën Donatit në Vagelat
Kisha që po ndërtohet në fshatin Vagelat, një nga enoritë më të mëdha dhe më
skajore të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, është e kushtuar në nderim të Shën
Donatit, Episkop i Evrisë. Kujtimi i tij nderohet më 30 Prill.
Nuk dihet me saktësi ku ishte ky qytet i Evrisë, por në zonën më të gjerë të Mursisë, ku kujtimi i Shenjtit nderohet në veçanti, pikërisht përballë qytetit të lashtë të Butrintit, është një qendër e banuar me emrin Vrinë.
Sidoqoftë, kisha në fjalë që po ndërtohet nga Krye- piskopi Anastas dhe me ndihmën e banorëve të fshatit, është pikërisht në themelet ku ka qenë kisha e vjetër e Shën Donatit. Ajo kishë ishte nga të fundit që u shka- tërruan në periudhën e persekutimit komunist, aty nga viti 1986.
Kisha e re është madhështore, ndërtim me gurë sipas teknikës që përdoret në atë fshat dhe fshatrat e tjerë përreth. Ka përmasa 17m x 10,5m dhe ka hajat pothuajse në të gjithë perimetrin.
Punimet e ndërtimit me bekimin e Kryepiskopit filluan para dy vjetësh dhe tani ndodhen në një fazë përfundimi. Përveç godinës së kishës po bëhet edhe një kambanore prej guri, si dhe rregullimi i oborrit dhe sheshit në qendër të fshatit.