Mitropolia e Durrësit në shekuj
Durrësi, një nga qytetet më
të rëndësishëm të vendit tonë,
porta dhe porti kryesor, ka një
histori të pasur, të dokumen-
tuar prej rreth 27 shekujsh. Një
qytet gjithmonë i dëgjuar midis
qyteteve të mëdha të Ilirisë dhe
Ballkanit dhe kryeqendra e
provincës së hershme të Epirit
të Ri. Ai përmendet në histori
me emrat: Epidamn, Dyrah dhe
në shekujt e fundit Durrës. *
Ai pati zhvillim të madh
sidomos në kohën e Romës e të
Bizantit, ku rol kryesor luajti
rruga e famshme Egnatia dhe
porti i tij. Ashtu si vendi ynë
edhe qyteti ka qenë vazhdi-
misht urë midis Perëndimit
dhe Lindjes. Midis kulturave të
tyre, gjithashtu dhe vend
ndeshjesh të interesave të tyre.
Krishtërimi në Durrës është
mjaft i hershëm, që prej kohëve
apostolike. Nuk njihet ende nga
kush u përhap ai në këtë zonë,
por tradita përmend se i pari
që predikoi krishtërimin ishte
Apostull Pavh. Kështu, duke pa
tur themelim apostolik, ai
është rrënjosur thellë në histo-
rinë e qytetit dhe është bërë
pjesë ejetës, kulturës e traditës
durrsake, mëse dymijëvjeçare.
Këtë e plotësojnë edhe gjetjet e
vazhdueshme arkeologjike si
rrënoja kishash, kapitele, plla-
ka ikonostasesh, forumi qen-
dror i qytetit të vjetër, mjedise
të amfiteatrit të kthyera në
kisha, varre muret e kalasë etj.
Durrësi ka qenë gjithmonë
qendër e rëndësishme episko
pale. Në periudha të ndryshme
kohore ka zënë vende kryesore
në listat renduese të mitropo
live të botës së krishterë.
Kështu në Ilirikun e hershëm,
me kryeqytet Thesaloniqin
(Selaniku), Durrësi zinte ve
ndin e 5-të ndërmjet nëntë
mitropolive, ku përpara tij
ishin: Selaniku, Korinthi, Ni-
kopoli, Gortinia (Kreta), të gjit-
hë me themelimin apostolik.
Rreth shek. V shfaqet si kryepi-
skopatë, duke patur edhe seli
episkopale që vareshin prej tij.
Kështu në shek. VI vareshin
nga ai 8 episkopata: e Skampës
(Elbasanit), Apolonisë, Bylisit,
Amantias, Pulkeriopolit (Bera-
tit), Avlonës (Vlorë) Lihnidës
dhe Listrës. Kurse në shek. X
15 episkopata: e Stefaniakës,
Kunavisë, Lihnidës, Antivarit
(Tivarit), Çernikës, Pulkerio
polit, Gradicës, pra, pothuajse
e gjithë Shqipëria sot. Dhe pas
shek. XIV, në kohën e vartësisë
së tij nga Kryepiskopata e Oh-
rit, shfaqet herë si Mitropolia
e “Durrësit dhe Gorë-Mokrës”,
dhe herë si vetëm e Durrësit.
Në shekujt e parë të për-
hapjes së Krishtërimit, Iliria
Lindore ishte nën administri-
min e pjesës perëndimore të Pe-
randorisë Romake, kështu edhe
Kisha jonë u gjend, pa ndonjë
vendim Sinodi Ekumenik, nën
vartësinë e Kishës së Romës.
Por me transferimin e kryeqy-
tetit të Perandorisë nga Roma
në Konstandinopojë në 325,
Iliria Lindore u bashkua poli-
tikisht me Konstandinopojën,
por gjendja kishtare mbeti siç
ishte deri në shek. e VII.
Kristaq Bakallbashi
• Student në fakulterin e
Teologjisë – Selanik
(vijon në numrin e ardhshëm)