“. . . Dhe Ai u Mishërua prej Shpirtit të Shenjtë dhe
Virgjëreshës Mari dhe u bë Njeri”.
Biri hyjnor i Perëndisë u lind si njeri prej Virgjëreshës Mari
me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë (Mathen 1; Lluka 1).
Kisha na mëson se lindja virgjërore është plotësimi i profecisë
së Dhiatës të Vjetër (Isaia 7:14), dhe është, gjithashtu plotësimi
i dëshirës së gjithë njerëzve për shpëtim, dëshirë dhe shpresë
që gjendet në tërë fetë dhe filozofitë e historisë njerëzore. Vetëm
Perëndia mund ta shpëtojë botën. Njeriu vetëm nuk mund ta
bëjë, sepse është vetë njeriu që duhet të shpëtohet… Shpëtimta-
(Vijon në faqen 7)
MISHERIMI
(Vijon nga faqja 1)
ri i botës nuk mund të jetë thjesht si njeri prej racës
së Adamit, lindur në mish si gjithë të tjerët. Ai duhet
të jetë “jo i kësaj bote”, që të mund të shpëtojë botën.
Jisui lindi prej Virgjëreshës Mari, sepse Ai është
Biri Hyjnor i Perëndisë, Shpëtimtari i botës. Mësimi
i Kishës Orthodhokse thotë që Jisui nuk është
“thjesht një njeri” si gjithë të tjerët. Ai është me të
vërtetë një njeri real, një njeri i plotë dhe i përkryer
me trup, mendje dhe shpirt njerëzor. Por, Ai është Bi
ri dhe Fjala e Perëndisë që u bë njeri. Për këtë arsye
Kisha e quan Marinë Theotokos (Hyjlindëse), që
do të thotë “ajo që lindi Perëndinë.” Sepse, Ai që lindi
prej Marisë është, siç këndon Kisha Orthodhokse në
Krishtlindje: “…Ai qëprejpërjetësie është Perëndi.”
Sot Virgjëresha lindi të Përmbiqenëshmin, dhe
dheu i afron një shpellë të Paafruarit! Engjëjt
me barinjtë e lavdërojnë! Magët udhëtojnë me
yllin! Për ne Perëndia i përjetshëm lindi si një
foshnjë! (Shkurtorja-Kondaqi, i Krishtlindjes).
Jisui i Nazaretit është Perëndi ose më saktë, Biri
hyjnor i Perëndisë në mish njerëzor. Ai është një njeri
i vërtetë në çdo gjë. Ai lindi, u rrit i bindur ndaj pri-
ndërve e, gjithashtu u rrit në urtësi dhe në shtat (Lluk.
2:51-52). Ai pati një jetë familjare me “vëllezër e mo-
tra” (Mark 2:31-34), që sipas doktrinës orthodhokse
nuk ishin fëmijë të lindur nga Maria, e cila është “gji-
thmonë-virgjëra”, po fëmijë të Josiflt të ve.
Si njeri, Jisui përjetoi të gjitha përvojat normale
njerëzore, si rritjen dhe zhvillimin, urinë dhe etjen,
lodhjen, dëshpërimin dhe dhimbjen dhe zhgënjimin.
Ai, gjithashtu njohu tundimin njerëzor, vuajtjen dhe
vdekjen. Ai i mori këto gjëra mbi veten e Tij, “për ne
njerëzit dhe për shpëtimin tonë”.
Edhe meqenëse fëmijët marin pjesë prej mishi
e gjaku, edhe Ai gjithashtu mori pjesë prej këtyre
gjërave, që të prishë me anë të vdekjes atë që ka
pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, dhe të
shpëtojë të gjithë ata, të cilët nga frika e vdekjes
ishin tërë jetën në skllavëri. Sepse me të vërtetë
nuk u ndihmoj engjëjve, por farës së Abrahamit.
Prandaj duhet t’u ngjante në gjithçka vëllezërve
të Tij… që të bëjë shlyerje të fajeve të popullit. Se
pse meqenëse Ai vuajti e u tundua vetë, Ai mund
t’u ndihmojë atyre që tundohen (Hebrejtë 2:14-18).
Krishti erdhi në botë, duke u bërë si të gjithë
njerëzit, me përjashtim të mëkatit.
I Cili nuk mëkatoi, dhe as u gjend kobim në
gojën e tij. Kur u përqesh, ai nuk përqeshte; kur
vuajti, ai nuk kërcënonte; por e jepte vetveten
në duart e atij (Perëndisë Atë), që gjykon me dre-
jtësi (I Petri 2:22; Hebrejtë 4:15).
Jisui u tundua, por nuk mëkatoi. Ai ishte i përso-
sur në çdo gjë, krejtësisht i bindur tek Perëndia Atë,
duke folur fjalët e Tij, duke bërë veprat e Tij e duke
plotësuar vullnetin e Tij. Si njeri, Jisui e përmbushi
përsosmërisht rolin e tij si Njeriu i Përsosur, si Adami
i ri dhe i fundit. Ai bëri çdo gjë që njeriu dështoi t’i bë-
nte, duke qenë në gjithçka përgjigjja më e përsosur
njerëzore ndaj inisiativës hyjnore të Perëndisë, ndaj
botës. Në këtë kuptim, Biri i Perëndisë si njeri “ripër-
mblodhi” jetën e Adamit, d.m.th. tërë racën njerëzore,
duke e sjellë përsëri njeriun dhe botën e tij tek Perën-
dia Atë dhe, duke lejuar kështu një fillim të ri tëjetësf
të çliruar nga fuqia e mëkatit, nga djalli dhe vdekja.