EmailFacebookKontakt

Mirënjohje për njeriun e Perëndisë

Letër nga lexuesit

Mirënjohje për njeriun e Perëndisë

E nderuara redaksi e
gazetës shpirtërore “Ngjallja”.
Unë që po ju shkruaj, jam një
besimtar që lexoj për çdo muaj
gazetën e të gjithë orthodho-
ksëve. Në faqet e saj zënë vend
porositë e çmuara të Zotit tonë
të plotfuqishëm Jisu Krisht.
Janë këto mësime që na i
shtojnë shpresën se do të vijë
një ditë ku në botë do të zotërojë
dashuria, drejtësia, barazia, pa-
qja, në vend të urrejtjes, padre-
jtësisë, pabarazisë dhe shka-
tërrimit. Por në faqet e gazetës
suaj zë vend edhe vepra e të gji-
thë atyre klerikëve që edhe në
periudhën më të vështirë të re-
gjimit komunist mbajtën gjallë
dhe punuan për kishën tonë.
Shkas që të shkruaja këtë
letër u bë një artikull në ga-
zetën tuaj për Imzot Irine Ba-
nushin. Por arsyeja më e fortë
që më detyroi të shkruaj është
babai im.
Babai ka qenë bashkëvu-
ajtës me Imzot Irineun në bu-
rgun e Tiranës, për arsye poli-
tike. Atëherë ai ishte një djalë
i ri dhe i dënuar padrejtësisht,
siç dënoheshin të gjithë ata
njerëz që vepronin kundër atij
regjimi. Ai kaloi një periudhë
të gjatë izolimi, që e bëri t’i
afrohet kthetrave të vdekjes.
Por falë Imzot Irineut si i dër-
guar i Zotit, një njeri mjaft hu­
manist dhe shpirtgjerë, u bë e

mundur që babai im të gëzojë
shëndet të plotë dhe të kthehet
përsëri në jetë. Por kujdësi i
Imzot Irineut zgjati gjatë gjithë
kohës së burgut, si një baba i
dhembshur për djalin evet. Me
fjalën e tij të ëmbël, me pamjen
shumë bujare por dhe me hori-
zontin e tij shumë të gjerë ai
ngjallte tek të burgosurit
shpresë. S’kishte se si ky njeri
i Zotit të mos kujdesej për
grigjën e tij edhe brenda mur-
eve të burgut. Ai porosinë e
Zotit “ Shërbejuni njerëzve në
nevojë” e kishte moto të tijën.
Dhe kështu vuajtjet u lehtëso-
heshin dhe e ndienin që shpre-
sa nuk mund të humbiste ku-
rrë. Imzot Irineu mund të qu­
het me plot gojë një martir i Ki-

shës sonë Orthodhokse. Njerëz
të tillë mbeten gjallë gjithmonë
jo vetëm në mendjen e zemrën
e atyre që i njohin, por edhe të
të gjithë besimtarëve orthodho-
ksë.
Vepra e Imzot Irineut duhet
të ndriçojë edhe shpirtrat e të
rinjve besimtarë, për t’u kujtuar
se vuajtjet e tij ishin themeli i
rindërtimit të Kishës sonë që
vazhdon të ngrihet falë punës
me përkushtim nga Kryebariu
ynë, Imzot Anastasi.
Me shpresën se kjo letër e
thjeshtë, do zërë vend në faqet e
gazetës, ju uroj punë të mbarë
e suksese në rrugën tuaj fisnike.
Me dashuri në Zotin tone Jisu
Krisht,
Gjergji Andrea Çoçi