– U zhvillua takimi i 8-të ndërkonfesional i Asizit-
Nga data 11-13 shtator, në Asizi të Italisë u zhvillua takimi i 8-të midis përfaqësuesve të të gjitha besimeve kryesore të botës, i organizuar si çdo vit, nga Komuniteti i San Egidios.
Merrnin pjesë përfaqësues nga gati gjithë kishat orthodhokse, ndërsa Papa u përfaqësua nga i dërguari i posaçëm, Eduard Kasidi.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u përfaqësua nga Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi, i cili morri pjesë në punimet e grupit “Koha është bërë e shkurtër: Uniteti i të krishterëve”, që drejtohej nga Kardinali i Milanos, Martini.
Në fund, u zhvillua ceremonia tashmë tradicionale e ndezjes së qirinjve dhe nënshkrimit për paqen nga ana e të gjithë pjesëmarrësve.
Korresp. i “Ngjalljes”