Ministria e Arsimit akrediton Universitetin “Logos”
Ministria e Arsimit, në përputhje
me vendimin nr. 338 të Agjencisë
së Akreditimit, më datë 4 korrik
2012, me urdhrin nr. 282, vendosi
akreditimin institucional të Uni
versitetit “LOGOS”, si edhe Akre-
ditimin e të gjitha programeve të
studimit që ofron ky institucion. Ky
vendim shënon kurorëzimin e një
pune disavjeçare të organeve drej-
tuese dhe stafit akademik te Uni
versitetit “LOGOS” në drejtim të
përmbushjes së standardeve bashkë-
kohore të arsimit të lartë, krijimin
e një stafi pedagogjik te kualifikuar,
rritjes së cilësisë së mësimdhënies,
modernizimit të auditorëve dhe pajis-
jeve laboratorike etj. Vendimi i akre-
ditimit është një tregues më shumë
për studentët ekzistues, por edhe për
ata që do të zgjedhin për të studiuar
në Universitetin “LOGOS”, se këtu
do të gjejnë një institucion serioz
dhe të përkushtuar në përgatitjen Universiteti LOGOS u krijua si
e tyre drejt së ardhmes. vazhdimësi e suksesshme e përvo-
jës dhe veprimtarisë mbi 10-vjeça- re të Institutit të Formimit Profesio- nal “Frymë Dashurie”. Me iniciati- vën dhe nën kujdesin e madh për arsimimin të Kryepiskopit të Tira- nës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit, Instituti i For- mimit Profesional “Frymë Dashurie” hapi dyert e tij në tetor 2000, duke qenë ndër të parët institucione të arsimit të lartë profesional në Shqi- përi. Programet 2-vjeçare u morën nga shkolla të suksesshme profesionale, të cilat janë të njohura në të gjithë Evropën. Në procesin më- simor peshë të madhe zë praktika mësimore, në ndihmë të së cilës u ngritën edhe laboratorët përkatës në të gjitha degët. Duke u nisur nga kërkesat e shumta pranimet në Institut janë bërë me konkurs mbi bazën e njohurive të marra në shkollën e mesme.