Nga Shenjtorët e muajit
Mikea, profet (14 gusht)
Lindi në qytezën Moroseth Gadh, në jugperëndim të Jerusale- mit dhe afër Mesdheut. Pra mbiqu- het Morasethit që të dallohet nga profeti më i vjetër me të njëjtin emër në III të Mbretërve (sipas një emërtimi tjetër I) 22.5…. me të ci- lin e ngatërrojnë sinanksarët.
Profeti shumë i shquar, i treti nga të Dymbëdhjetë profetët e “ve- gjël” të Dhiatës së Vjetër, u paraqit në librin e tij: Ndriçoi “në ditët e Joathamit, Ahazit dhe Ezekiuf ’ (1.1), të cilët mbretëruan në shtetin jugor (“të Judës”) në vitet 740-689 para Krishtit. Profetizoi të paktën midis viteve 737 dhe 715. Pra ishte ba- shkëkohës i profetit Isaia (9 maj), i cili ndoshta influencoi tek ai. Për sa i përket ideve ngjan edhe me të dy profetët e mëparshëm, Osie (17 tetor) dhe Amos (15 korrik).
Vepra e tij, e ndarë në tri pjesë (kap. 1-3,4-5, 6-7), iu referohet me bukuri letrare dhe skena dramatike edhe në mbretërinë veriore, edhe
I në mbretërinë jugore të hebrenjve. | Kritikon padrejtësitë shoqërore, | përjeton keq ateizmin, korrup- | sionin dhe mëkatet e tjera të tyre, | parathotë dënimin, por edhe ngu- | shëllon duke paralajmëruar shpë- | timin që do të sjellë Mesia. Thelbi | i fesë, sipas Mikeut, është që të jetë [ njeri i drejtë, të “dojë mëshirën dhe | të jetë i gatshëm të ecë bashkë me | Zotin, Perëndi” (6.8). Shumë e rë- | ndësishme është në 5.1-3 përcak- | timi i Betlehemit si vendlindja e | Krishtit (shih: Math. 2.6). Gjitha- | shtu radikale është profecia e tij | se do të anashkalohet Ligji që u | dha në Malin Sina. Kjo do të bëhet I sepse do të dalë “ligji dhe fjala e I Zotit nga Jerusalemi” me një ka- | rakter mbarëbotëror, pra Sioni (Je- [ rusalemi) do të bëhet pelegrinazh I i gjithë kombeve (4.1-2).
Mikea (hebraisht = kush është [ si Perëndia?) referohet edhe në j Jeremia 33.18-19.