EmailFacebookKontakt

Mikea profet (14 gusht)

U

lind në qytezën Moroseth

Gadh, në jugperëndim të Jeru- salemit afër Mesdheut. Pra quhet Morathit (ose Morasthit) që të da- llohet nga një profet më i lashtë (në III [I] Mbret. 22.5 dhe në vazhdim) që mbante të njëjtin emër dhe me të cilin e ngatërrojnë sinaksarët. Ai

ishte shumë i shquar, i treti nga të dymbëdhjetë profetët “e vegjël” në Dhiatën e Vjetër, dhe paraqitet në librin e tij: Shkëlqeu në kohën e mbretërve Joatham, Ahaz dhe Ezeki (1.1), që sunduan në mbre- tërinë e Jugut (në mbretërinë e Judës) në v. 740-689 para Kr. Pro-

fetizoi të paktën midis 737 dhe 715, ndaj ishte pothuajse bashkëkohor me Isaian (9 maj), i cili duket se e in- fluencoi. Në idetë e tij ngjan edhe me profetët e mëparshëm Osea (17 tetor) dhe Amos (15 korrik). Vepra e tij ndahet në 3 pjesë (kap.1-3,4-5,6-7) dhe iu referohet me bukuri fjale e ikona dramatike mbretërive si atyre veriore dhe atyre jugore të hebrenj- ve. Qorton padrejtësi sociale, vuan për pabesinë, korrupsionin dhe më- katet e tjera, parathotë dënimin, por edhe ngushëllon, duke paralaj- mëruar shpëtimin që do ta sjellë Mesia. Esenca e fesë, sipas Mikeas, është të jetë cilido i drejtë, “të dojë mëshirë dhe të jetë gati të ecë me Zotin Perëndi” (6.8). Tepër e rëndë- sishme është përcaktimi (në 5.1-3) i Betlehemit si vendlindja e Krishtit (shih Math. 2.6). Po ashtu është radikale profecia e tij se do shpërfi- llet Ligji që u dha në Sina, sepse do të dalë “ligj dhe fjalë Zoti nga Jerusalem!” me një karakter mbarëbotëror, pra Sioni do të bëhet pikë pelegrina- zhi për kombet (4.1-12). Mikea (he- braisht = kush është si Perëndi?) kujtohet edhe në Jer. 33.18-19.