Metodi I i Konstandinopojës
(14 qershor)
L
indi në fundin e shek. VIII në
Sirakuza të Sicilisë. Shkoi në
Konstandinopojë për të gjetur pu-
në, por atje u bë murg në një ma
nastir dhe më vonë igumen në saje
të shenjtërimit, të edukimit dhe
aftësive të tij të shumta. Për shkak
të Ikonoklazmës (luftës kundër
ikonave) përiku në Romë. Prej
andej u kthye me një letër të papës
pro ikonave, drejtuar perandorit të
ri më tolerant Mihael II (820-829).
Por ai e kamxhikoi për vdekje dhe
e burgosi në një ishull, brenda në
një gropë, sepse e dyshoi si spiun
të Romës. U çlirua pas 7 a 9 vje-
tësh, kur mbretëroi Theofili (829
842). Ky i fundit, edhe pse ishte
kundër ikonave, e kishte sho-
qëruar gjatë ekspeditave të tij jo
vetëm për hir të popullaritetit që
gëzonte, por edhe për hir të urtë-
sisë së tij magjepsëse! Pas vde-
kjes së Theofilit (842) utërhoq në një manastir, derisa u zgjodh
Patriarku i Konstandinopojës, në po atë vit, pas sugjerimit të
oshënar Joakimit (4 nëntor). Sinodi i marsit 843, të cilin ai krye-
soi, njohu Sinodin VII Ekumenik (787) dhe shpalli zyrtarisht
festën e të Dielës së Orthodhoksisë. Kështu mori fund Ikono-
klazma, përmes së cilës perandorët u përpoqën ta nënshtronin
kishën. Metodi ndaloi dënimet fizike, por i zhveshi hierarkët
ikonoklastë dhe në vend të tyre hirotonisi hierarkë të rinj, p.sh.
mikun e tij shën Theofanin e shkruar (11 tetor). Por disa nuk
ishin të përshtatshëm dhe pati kundërshtime. Shenjtori, që të
mos shumëfishoheshin problemet, tashmë tepër serioze për shkak
të situatës së përkohshme, u përpoq t’i ndalonte, duke i dënuar
me aforizëm dhe duke i zhveshur. I kundërvihen kryesisht mur-
gjit studitë, që deri në zgjedhjen e tij i kishte aleatë. Ndërkohë,
patriarku omologjet, duke parë se rreptësia e tij në vend ta
paqësonte Kishën solli një skizmë të thellë, rithirri me përulësi
dënimet e murgjve. Fjeti më 14 qershor 847 dhe u varros në
Kishën e Apostujve. Shkroi vepra mjaft të rëndësishme, si 3
traktate kundër ikonoklastëve, letra dhe vepra liturgjike e biblike.
Por ruhen shumë pak fragmente.
Atë Justini