Metamorfoza
e Shpëtimtarit Krisht
(Sotirit)
Metamorfoza i Krishtit është një nga ngjarjet kryesore të regjistruara në Un- gjijtë. Menjëherë porsa Zoti ishte njohur nga apostujt e Tij si “Krishti (Mesia), Biri i Perëndisë së Gjallë”, ai iu tregoi atyre se “ai duhej të shkonte në Jerusalem, të vuante shumë… se do të vritej dhe do të ngjallej të tretën ditë” (Matheu 16). Njoftimi i i afrimit të pë- simit dhe vdekjes së Krishtit u prit me indinjatë nga nxënësit. Pastaj, mbasi i qortoi ata, Zoti mori Petrin, Jakovin e Joanin dhe “u ngjit në një mal të lartë”, sipas traditës Mali Tabor dhe atje “u shpërfytyrua përpara tyre”.
…edhe faqja e tij ndriti posi dielli, edhe rrobat e tij u bënë të bardha posi drita. Dhe ja, iu shfaqën atyre Moi- siu dhe Ilia, të cilët bisedonin me të. Atëherë Petri, duke marrë fjalën, i tha Jisuit: “Zot, është mirë që ne jemi këtu, nëse do, le të ngremë tri tenda: një për ty, një për Moisiun dhe një për Ilian”. Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: “Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!”. Dhe nxënësit, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë përdhe dhe i zuri një frikë e madhe. Por, Jisui u afrua, i preku dhe tha: “Ngrehuni dhe mos kini frikë!”. Dhe ata kur ngritën sytë përpjetë, nuk panë njeri, përveç Jisuit vetëm. Pastaj, kur po zbritnin nga mali; Jisui i porositi, duke iu thënë: “mos i thoni askujt për këtë vegim, derisa Biri i Njeriut të ngja- llet nga të vdekurit.” (Matheu 17:1-9; shih, gjithashtu Marku 9:1-9; Lluka 9:28-36; II Petri 1:16-18).
Në Metamorfozën, apostujt panë lavdinë e Perëndisë të pranishëm në madhështi, në personin e Krishtit. Ata panë, që me të vërtetë në atë “tërë plotësia e Perë- ndisë pëlqeu të banojë” dhe që “në atë gjithë plotësia e hyjnisë banon trupë- risht” (Kolosianët 1:19; 2:9). Ata e pa- në këtë para kryqëzimit, që të mund të njihnin se kush ishte ai që vuajti për ata dhe se çfarë ka përgatitur ai, i cili është Perëndi, për ata që e duan atë. Këtë kre- mton Kisha në festën e Metamorfozës.
Kur u shpërfytyrove në mal,o Krisht Perëndi, lavdinë tënde i tregove nxë- nësve, në masën që ata mund ta
mbanin. Le të ndriçojë mbi ne mëka- tarët drita jote e përjetshme. Me ndër- mjetimet e Hyjlindëses, o Jetëdhë- nës, lavdi më Ty (Përlëshorja).
Në mal u shpërfytyrove, o Krisht Pe- rëndi dhe nxënësit panë lavdinë tënde, aq sa ata mund ta shikonin dhe kë- shtu, kur do të shikonin në kryq, do e kuptonin që pësimi yt ishte i vullnet- shëm dhe do të shpallnin në tërë bo- tën, se Ti je me të vërtetë Shkëlqimi i Atit (Shkurtorja).
Përveç kuptimit themelor që ka ngjarja e Shpërfytyrimit, në kontekstin e jetës dhe misionit të Krishtit dhe të temës së lavdisë së Perëndisë, që u zbulua me tërë shkëlqi- min hyjnor në faqen e Shpëtimtarit, prania e Moisiut dhe Ilias ka gjithashtu, një rë- ndësi të madhe për kuptimin dhe kremtimin e festës. Shumë himne i referohen këtyre dy figurave udhëheqëse të Dhiatës së Vje- tër. Gjithashtu, këndimet nga Dhiata e Vje- tër në Mbrëmësoren flasin për shfaqjen e lavdisë së Perëndisë tek këta dy njerëz të shenjtë (Eksodi 24:12-18; 33:11 -34; I Mbre- tërit 19:3-16).
Moisiu dhe Ilia, sipas vargjeve liturgjike, nuk janë vetëm figurat më të mëdha të Dhiatës së Vjetër, të cilët vijnë tani për të adhuruar Birin e Perëndisë në lavdi dhe nuk janë vetëm thjesht dy njerëz të shenjtë, të cilëve Perëndia iu ishte zbuluar në theo- fanitë parafigurative të Dhiatës së Vjetër të Izraelit. Këto dy figura qëndrojnë për vetë Dhiatën e Vjetër: Moisiu për Ligjin dhe Ilia për Profetët. Dhe Krishti është përmbushja e Ligjit dhe e Profetëve (Matheu 5:17).