EmailFacebookKontakt

Mësues dhe predikues i shkëlqyer

Më 24 gusht ne kremtojmë Shën Kozmain e Kolkondasit, një nga figurat më të ndritshme të martirëve të krishterë.

Njeri me dije dhe horizont të gjerë kulturor, Shën Kozmai ishte gjithashtu një predikues i shkëlqyer, me vullnet të fortë dhe veprimtari të palodhur. Si i tillë, ai dinte se e vetmja udhë për të thelluar besimin e krishterë në shpirtin e popullit ishte përhapja e dritës, çelja e shkollave gjithkund. Dhe jo vetëm kaq, por edhe mbajtja e tyre duke pranuar çdo sakrificë.

Vepra e tij në vendin tonë la gjurmë të pashlyeshme, siç thotë edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskop Kisi: “Në ato kohëra kaq të zorshme të frikës, ai, me mundime të mëdha dhe me rreziqe të patregueshme, shtëtiti anembanë Shqipërisë; derdhi pasurisht dritën dhe mësimet e tij të çmueshme, dhe u përpoq të forconte, të inkurajonte popullin e dëshpëruar”.

Më sipër po botojmë një nga predikimet e tij, ku flet për mrekullitë e Hyjlindëses Mari, Fjetjen e së cilës e kremtojmë më 15 Gusht.