Në datën 1 shkurt,
sërish ndodhi një vje-
dhje në një kishë ortho-
dhokse. Shën Nikolla e
Mesopotamia Sarandë,
u bë pre e grabitësve, që
morën paratë e arkës,
objekte të ndryshme,
ikona (të reja) etj. Në
pamjen e parë duket si
një vjedhje vetëm për
qëllime interesi, por,
duke kujtuar edhe ra-
stet e mëparshme, lin-
din dy pyetje:
Së pari, si ndodh, që
kur vidhen objektet or-
thodhokse të kultit, po-
thuajse asnjëherë nuk
është gjetur fajtori?…
Dhe, së dyti, si shpje-
gohet, që zona në Qalë
është më e prekura në
Shqipëri nga grabitjet e
dëmtimet, të mbetura të
gjitha pa emër autori?
Kujtojmë, se jo larg
Shën Kollit, janë djegur
dy kisha orthodhokse
dhe dëmtuar rëndë një
tjetër, pa përmendur ra-
stet e vjedhjes së iko-
nave e pjesëve të ikono-
staseve. Pyetje këto
ende pa përgjigje nga or-
ganet kompetente, por
edhe që nuk kanë sjellë
ndonjë reagim të prek-
shëm nga ana e forcave
politike apo komunite-
teve të tjera.
Korresp. i “Ngjalljes”