“Keni dëgjuar gjithashtu se u qe thënë të moçmëve: “Mos bëj be të rreme, por jepja Zotit betimet e tua”.
“Por unë po ju them: Mos bëni be fare, as për qiellin, sepse është from i Zotit;
“as për tokën, se është nënkëmbësja ku vë këmbët e tij; as për Jerusalemin, se është qyteti i Mbretit të madh.
“Edhe për kokën tënde mos u beto, sepse ti nuk mund të bësh një qime të vetme floku të bardhë ose të zezë.
“Por le të jetë fjala juaj: “Po, po; jo, jo”; pasi çdo gjë e tepërt vjen nga i ligu.
“Ju keni dëgjuar se është thënë: “Sy për sy e dhëmb për dhëmb”.
“Por unë po ju them: Mos i kundërshtoni të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon në faqen e djathtë, ktheji edhe tjetrën;
Dhe ai që do të grindet me ty dhe të marrë këmishën tënde, lëri atij edhe rrobat.
Dhe në qoftë se dikush do të të shtrëngojë ty të bësh me të një milje, bëj bashkë me të dy.
Jepi atij që të kërkon, dhe atij që dëshiron borxh prej teje, mos i kthe shpinën.”
Matth. 5, 32-42