“Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë tek ju me veshje prej deleje, por përbrenda janë ujq grabitqarë”.
“Ju do t’i njihni ata nga frytet e tyre. A mbledhin vallë rrush nga ferrat, apo fiq nga murrizat”?
“Kështu, çdo pemë e mirë bën fruta të mira; por pema e keqe bën fruta të këqia”.
“Një pemë e mirë nuk mund të bëjë fruta të këqia, as një pemë e keqe nuk mund të bëjë fruta të mira”.
“Çdo pemë që nuk bën frut të mirë, pritet dhe hidhet në zjarr. Prandaj, ju do t’i njihni ata nga frytet e tyre”.
Matth. 7, 15-20