“Lum ata me shpirt të përulur, se e tyrja është mbretëria e qiejve.
Lum ata që vajtojnë, se ata do të ngushëllohen.
Lum të butët, se ata do të trashëgojnë tokën.
Lum të uriturit dhe të eturit për drejtësi, se ata do të ngopen.
Lum të mëshirshmit, se ata do të mëshirohen.
Lum ata që janë me zemër të pastër, se ata do ta shohin Perëndinë.
Lum ata që përpiqen për pajtim, se ata do të quhen bij të Perëndisë.
Lum ata që përndiqen për hir të drejtësisë, se e tyrja është mbretëria e qiejve.
Lum ju, kur t’ju poshtërojnë e t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë kundër jush çdo lloj fjale të keqe për shkakun tim.
Gëzohuni e gazmohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiejt; pasi kështu i kanë përndjekur edhe profetët që kanë qenë përpara jush.”
(Matth. 5:3,12)