Dritë nga Ungjilli
iNtësime të Terëndinjeriut, Zotit tonë Jisu ‘KjisR.t
Prandaj po ju them: Mos u
kujdesni për shpirtin tuaj, se
ç’do të hani, as për trupin se
ç’do të vishni. Anuk është shpi-
rti më i shtrenjtë se ushqimi,
dhe trupi se veshja? Shikoni
korbat se as nuk mbjellin e as
nuk korrin; nuk kanë as qilar
e as hambar, dhe Perëndia i
ushqen. Sa më tepër dalloni ju
nga zogjtë? Dhe cili prej jush
mundet, që me përkujdesjet e
tij t’i shtojë shtatit të vet edhe
një kut? Prandaj, në qoftë se
nuk mundni as gjënë më të vogël, pse përkujdeseni për të
tjerat? Shikoni zambakët si rriten; nuk mundohen e as nuk
endin; dhe po ju them: as vetë Sollomoni, me tërë lavdinë e
tij, nuk qe veshur si një prej këtyre. Dhe në qoftë se Perëndia
vesh kështu barin e arës, që sot është e nesër hidhet në furrë,
sa më tepër ju, o besëpakë? Edhe ju mos kërkoni se ç’do të
hani e ç’do të pini; dhe mos dyshoni. Sepse të gjitha këto i
kërkojnë kombet e botës; dhe Ati juaj e di se keni nevojë për
këto. Veç kërkoni mbretërinë e Perëndisë, dhe të gjitha këto
do t’ju shtohen. Mos ki frikë, o grigjë e vogël; se Ati juaj pëlqeu
t’ua japë juve mbretërinë. Shitni pasuritë tuaja dhe jepni
lëmoshë. Bëni për vete kuleta që nuk vjetërohen, thesar të
pashtershëm, në qiejt, ku vjedhësi nuk afrohet, dhe as tenja
nuk shkatërron. Sepse ku është thesari juaj, aty do të jetë
edhe zemra juaj.
Lluka 12: 22-34