EmailFacebookKontakt

Mësime të Perëndinjeriut, Zotit tonë Jisu Krisht

Dritë nga Ungjilli

Mësime të Perëndinjeriut, Zotit tonë Jisu Krisht

Ose, nëse bëni pemën e mirë, të mirë do të bëni dhe frutin e saj, ose nëse bëni pemën të kalbur, të kalbur do të bëni edhe frutin e saj; sepse nga fruti njihet pema.

Pjellë nepërkash, si mund të thoni gjëra të mira, duke qenë të ligj? Se nga të mbushurit e zemrës flet goja. Njeriu i mirë nxjerr gjëra të mira nga thesari i mirë i zemrës së tij; dhe njeriu i lig nga thesari i tij i lig, nxjerr gjëra të liga.

Dhe unë po ju them, se për çdo fjalë të kotë, që do të thonë, njerëzit do të japin llogari në ditën e gjyqit; se nga fjalët e tua do të shfajësohesh, dhe nga fjalët e tua do të dënohesh.

(Matth. 12:34-37)

Vetëm Ai di të gjykojë

Ava Dhorotheu i Gazës:

“Përligjja dhe kritika i përkasin vetëm Perëndisë. Vetëm Ai di gjendjen, fuqinë, punët, hiret, temperamentin, aftësitë. Dhe vetëm Ai di të gjykojë secilën prej tyre… Ai, që i krijoi të gjitha, i bëri të gjitha dhe i di të gjitha… Ti pe mëkatin (e vëllait), ndërkaq pendimin e tij nuk e di…”