Mësime të Perëndinjeriut, Zotit tonë Iisu Krisht
Por juve që dëgjoni, po ju them:
Duajini armiqtë tuaj; bëjuni mirë atyre që ju urrejnë; bekoni ata që ju mallkojnë, dhe lutuni për ata që ju fyejnë.
Atij që të qëllon në një faqe, ktheja edhe tjetrën; dhe atë që të merr rrobën, mos e ndalo që të marrë edhe këmishën.
Dhe jepi cilitdo që të kërkon, dhe atij që merr të tuat, mos ia kërko.
Dhe siç doni që njerëzit t’ju bëjnë juve, bëjuni ashtu edhe ju a tyre.
Dhe nëse doni ata që ju duan, cila është merita juaj? Se edhe mëkatarët duan ata që i duan. Dhe nëse u bëni mirë atyre që ju bëjnë mirë, cila është merita juaj? Se edhe mëkatarët bëjnë të njëjtën gjë. Dhe nëse u jepni hua atyre nga të cilët shpresoni t’i merrni, cila është merita juaj? Se edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve për t’ua marrë përsëri.
Por duajini armiqtë tuaj, dhe bëni mirë, e jepni hua pa shpresuar asgjë; se shpërblimi juaj do të jetë i madh, dhe do të jeni bij të të Shumëlartit; se Ai është i mirë kundrejt atyre që janë mosmirënjohës e të këqinj.
Bëhuni, pra, përdëllimtarë, siç është përdëllyes edhe Ati juaj.
(Llukai 6:27-36)