EmailFacebookKontakt

Mësime të pasura katekizmi në Elbasan

Ata që punuan për Kishën tonë Mësime të

pasura katekizmi
në Elbasan
Dihet se një nga drejtimet
kryesore të Mitropolisë së
Tiranës për rritjen shpirtërore
të besimtarëve është vazhdimi
i katekizmit edhe pas pagë-
zimit. Grupe të tilla katekiste
për të rritur, për fëmijë dhe të
rinj ekzistojnë tashmë në Ti-
ranë, Durrës, Elbasan, Shko-
dër, Laç, Kavajë etj.
Kështu në Elbasan në këtë
qytet me tradita të hershme or-
thodhokse, në kishën e Shën
Kollit edhe këtë vit funksio-
nojnë grupet e katekizmit për
gratë, të rinjtë dhe fëmijët, të
cilat mbaruan në fund të muajit
qershor.
Grupi i grave do të përfun-
dojë ciklin e parë të mësimeve
nga Dhiata e Vjetër, e cila është
një parapërgatitje për Dhiatën
e Re, të mbajtura nga pedagogu
i Akademisë Teologjike z. Jorgo
Papadhopulli, ndërsa grupi i të
rinjve drejtohet nga Miron
Çako.
Duhet përmendur këtu At
Stavri Çipi, znj. Nafsika Melo,
të cilët kanë ndihmuar shumë
me përvojën e tyre.
Ajo që ndihmoi më shumë
sivjet në komunikimin e gjithë
këtyre grupeve katekiste dhe
brezave të ndryshëm ishte
pelegrinazhi që ata bënë së
bashku në Manastirin e Arde-
nicës, ku At Efremi, me përvo-
jën e tij shpirtërore, bëri që ai
të mbetet një shtytje e madhe
shpirtërore për ta. Katekistët
në bisedat e tyre falënderojnë
veçanërisht Kryepiskopin
Anastas, për mbështetjen e ma­
dhe shpirtërore dhe morale për
aktivitetet e tjera.
Korresp. i “Ngjalljes”