EmailFacebookKontakt

Mësime katekizmi në Zavalinë

Mësime katekizmi
në Zavalinë
Zyra e Katekizmit e Kishës sonë zhvilloi një ci-
kël mësimesh mbi katekizmin e krishterë ortho-
dhoks në zonën e Shpatit të Sipërm, në fshatrat
Zavalinë dhe Seltë, ku këto mësime kanë munguar
për arsye të kushteve të vështira, si rrugët e prishu-
ra dhe largësia, moti i keq në dimër etj.
Në fshatin Zavalinë po ndërtohet edhe kisha e
re, me bekimin dhe fondet e siguruara nga Kryepi-
skopi Anastas. Ndaj, krahas ndërtimit të saj u pa
me vend edhe puna për ndërtimin e Kishës si ko-
munitet i gjallë. Mësimet u përqendruan, kryesisht
mbi krijimin, rënien e njeriut në mëkat, udhëtimin
e popullit të Perëndisë për në tokën e premtuar
dhe qëllimin e ardhjes së Jisu Krishtit në tokë si
shpëtimtar i botës.
Në katekizëm morën pjesë rreth 120 persona
nga Zavalina dhe 60 nga Selta.
Elisabeta Shqau