Kohët e fundit veprimtaria mësimore për besimin tonë orthodhoks e të rinjve katekistë, po shtrihet dhe në fshatra e qytete të rretheve të tjera.
Të tilla takime p.sh., janë zhvilluar në Spitallë e Shijak të rrethit të Durrësit. Interesimi i të gjithë besimtarëve për të mësuar u shpreh edhe në pjesëmarrjen e gjerë. Në fund të bisedave u ndanë ikona të Shenjtorëve dhe libra katekizmi. Mendohet që së shpejti, takime të tilla të bëhen të vazhdueshme.