EmailFacebookKontakt

Meshë për nder të Kryepiskopit

Me rastin e mbushjes së 20-vjetëve të hirotonisjes me gradën episkopale të Fortlumturisë së tij, Imzot Anastasit, në datën 19 në Kishën katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë u mbajt një meshë.

Ajo u kryesua nga Fortlumturia e Tij, me pjesëmarrjen e mjaft besimtarëve, nxënësve të shkollës teologjike-ieratike të Durrësit etj. Fjalën e përshëndetjes, në emër të besimtarëve, e mbajti Zoti Beduli. Pastaj, Fortlumturia e Tij, Imzot Anastasi falenderoi të pranishmit. Në fund, Kryepiskopi, Imzot Anastasi, hirotonisi edhe dy të rinj; një prift dhe një dhjak.