Mesazhi i Pentikostisë
i Presidentëve të Këshillit Botëror të Kishave
Edhe të gjithë mahniteshin dhe vrisnin mendjen duke i thënë njëri-tjetrit: “Vallë, ç’të jetë kjo?” (Vep.2.12)
Ditët që pasuan Ngjalljen
ishin të ngarkuara me dyshime
dhe frikë për dishepujt e Krishtit.
Disa nga ata e kishin parë
realisht Krishtin e Ngjallur – në
dhomën e sipërme, rrugës për në
Emaus, madje kishin prekur
plagët e Tij dhe ndarë me Të një
copë peshk. Tashmë të gjithë
ndodheshin të mbledhur, në
pritje. Nuk do ketë qenë e lehtë
për ta, të ngjeshur në një hapësirë
të vogël, duke pyetur veten se
çfarë pritnin të ndodhte dhe
çfarë kërkohej nga ata. Atëherë
fryu era, u shfaqën gjuhët e zja-
rrit dhe nisën të flisnin në gjuhë
të tjera.
Nga jashtë, turma në rrugë
pyeste: “Vallë, ç’të jetë kjo?”
Madje edhe disa dishepuj të
Jisuit, të cilët kishin parë mrekulli
të shumta dhe e kishin dëgjuar
vetë Birin e Perëndisë, mund t’i
kenë bërë jehonë pyetjes:
“Vallë, ç’të jetë kjo?”
Ndërsa lexojmë rrëfimin e
Pentikostisë së parë, edhe ne e
gjejmë veten në këtë pyetje:
“Vallë, ç’të jetë kjo?” Ata që
ndodhen mes krizës politike
apo financiare, dhunës, pushti-
mit, luftës apo konfliktit pyesin:
“Vallë, ç’të jetë kjo?” Ata që
persekutohen për bindjet dhe
besimin e tyre pyesin: “Vallë,
ç’të jetë kjo?” refugjatët, vikti-
mat e katastrofave natyrale –
përmbytje, thatësirë, tërmete,
cunami – pyesin: “Vallë, ç’të jetë
kjo?” Ata që janë infektuar nga
SIDA apo që luftojnë për të
siguruar ushqimin familjeve të
tyre, ujin e pijshëm, një strehë,
arsimim pyesin: “Vallë, ç’tëjetë
kjo?” Ata që vuajnë largimin e
parakohshëm të një personi të
dashur pyesin: “Vallë, ç’të jetë
kjo?” Ata që rrezikojnë të humba
sin vendin ku kanë lindur për shkak
të ndryshimeve klimatike pyesin:
“Vallë, ç’tëjetë kjo?”
Kur reflektojmë për ngjarjen e
Pentikostisë, kuptojmë që ky
veprim i parë i Shpirtit të Shenjtë
nxjerr në pah diversitetin e popullit
të Perëndisë. Dishepujt nuk vijnë
nga i njëjti vend, nuk flasin të njëj-
tën gjuhë. Kanë bindje të ndry-
shme për mënyrën se si duhet të
interpretojnë atë që jetuan apo
panë. Por janë dakord për të njo-
hur veprat e mëdha të Perëndisë
dhe fuqinë e Perëndisë për t’i
shndërruar, ata dhe botën.
Në të njëjtën mënyrë si Shpirti
i Shenjtë zbriti mbi dishepujt,
ashtu vjen edhe sot te ne. Me
praninë e gjallë Jisu Krishti vazh-
don veprën shpëtimtare të shëri-
mit të rënies së botës, duke na in-
spiruar guxim, shpresë dhe fuqinë
transformuese të dashurisë.
Le të na mbushë edhe një herë
Shpirti i Shenjtë i Pentikostisë së
parë, që, ashtu si dishepujt e mble-
dhur së bashku, tëjemi të mbushur
me dashurinë e Perëndisë dhe me
aftësi të reja për të kuptuar njëri-
tjetrin. Dhe që të arrijmë të
shndërrohemi, që të mundim të
shpallim veprat e mëdha të Pe-
rëndisë në botën e sotme!
Presidentet dhe presidentët e
Këshillit Botëror të Kishave
Kryepiskopi Anastas, i Tira-
nës dhe i gjithë Shqipërisë
Z. John Toraanui Doom, Ki-
sha protestante maohi (Polinesia
Fraceze)
Pastor Simon Dossou, Kisha
protestante metodiste e Beninit
Pastor Soritua Nababan, Ki-
sha e krishterë protestante batak
(Indonezi)
Pastore Ofelia Ortega, Ki-
sha presbiteriane e reformuar e
Kubës
Patriarku Abune Paulos,
Kisha orthodhokse Tewahedo e
Etiopisë
Pastore Bernice Powell
Jackson, Kisha e bashkuar e
Krishtit (SHBA)
Znj. Mary Tanner, Kisha e
Anglisë.