Mesazhi i PASHKEVE 2002: “PAJTIMI”
+Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë,
Bij të shtrenjtë më Zotin,
“Dhe të gjitha janë prej Perëndisë
që na pajtoi me veten e tij me anën e
Jisu Krishtit” (II Korint. 5:18)
Kisha na fton sot në një të kremte të
ndritur, duke nxjerrë në pah në mënyrë
dhoksologjike të gjitha sa përmban festa
e Pashkës. Perëndinjeriu Jisu Krisht, me
pësimin e vullnetshëm të Tij, “na pajtoi
me Perëndinë” (Kol. 1:22). Si për-
faqësues i tërë gjinisë së njerëzve, si
Adham i ri, Ai mori mbi vete gjithë
barrën e fajit njerëzor dhe me sakrificën
e Tij në kryq hodhi përfundimisht urën
lidhëse ndërmjet Perëndisë dhe
njerëzve. Me Ngjalljen e Tij i fali qenies
një natyrë të re njerëzore, të pacënuar
dhe të paprishur. Ai na çoi drejt një
lidhjeje thelbësore pajtimi me Atin
Perëndi, në një formë të re jete, që është
mburrja jonë (Rom. 5:11). Veprimi
shpëtues i Krishtit të kryqëzuar dhe të
ngritur nga varri, rrezaton në veçanti
brenda ngazëllimit të Ngjalljes dhe u
mbush shpirtin besimtarëve me
mirënjohje të qëndrueshme dhe fuqi
përtëritëse.
Brenda kësaj të kremteje ngazëlluese,
brenda dritës së Pashkës, ne thirremi që
të kapërcejmë rrethin e vetvetes, për të
takuar njëri-tjetrin me mirëkuptim dhe
dashuri; “dhe njëri-tjetrin le të për-
qafojmë”.
* * *
Krishti, si Adham i ri, mori mbi
vete gjithë barren e fajit njerëzor
dhe me sakrificën e Tij në kryq
hodhipërfundimisht urën lidhëse
ndërmjet Perëndisë dhe njerëzve.
Ndaj, duke kremtuar sot, ditën e
Pashkës, pajtimin kryesor të njerëzimit
me Perëndinë, gjëja e parë që kemi për
të bërë është të përpiqemi që të
pajtohemi me njerëzit e tjerë që kemi
pranë; në shtëpi, në punë, në rrethin
shoqëror, kishtar dhe politik, në vendin
tonë. Por edhe me ata që kemi më larg,
duke harruar mëritë, duke falur fyerjet,
duke kapërcyer padrejtësitë, të vogla apo
të mëdha qofshin.
“Ditë e Ngjalljes dhe le të
ndriçohemi në panahir, dhe njëri-tjetrin
le të përqafojmë. Le t’u themi, o vëllezër,
dhe atyre që na urrejnë; le t’i falim të
gjithë ditën e Ngjalljes”. Eshtë e lehtë?
Përkundrazi, po të mbetemi në mundësitë
tona. Por, duke psalur “Krishti u Ngjall”
ne e dimë se “të gjithajanë prej Perëndisë
që na pajtoi me veten e tij me anën e Jisu
(vijon në faqen 6)
PASHKE 2002: PAJTIMI
Krishtit” (II Korint. 5:18). Ai
është burimi i çdo pajtimi. Ai
e jep atë me faljen që rreza-
tojnë Kryqi dhe Varri i zbrazët.
Të bekuar tëgjithë ata që
punojnë me entuziazëm
dhe besim, që të nxitet më
tej pajtimi në çdo vend
dhe të tregohet respekt
ndaj dinjitetit të tjetrit…
Sigurisht, nuk mungojnë edhe
ata që shpesh, “falas” na
shohin me armiqësi. Por, ne
që jemi pajtuar me Perëndinë,
lutemi “për ata që na urrejnë
dhe për ata që na duan”.
Përpiqemi, sa kemi mundësi,
të bëjmë paqe “me të gjithë
njerëzit” (Rom. 12:18).
Të frymëzuar nga Pësimi
dhe Ngjallja luftojmë me
maturi, por dhe me ngulm që
të mbyllen plagët dhe
armiqësitë në rrethin tonë,
qoftë në atë farefisnor, qoftë
në atë politik, qoftë kombëtar
apo ndërkombëtar. Në rajonin
tonë duket se po fashiten
pasionet e theksuara dhe
konfliktet e përgjakshme.
Por, në shpirtra kanë mbetur
ende mosbesim i madh dhe
urrejtje e patretur. Të bekuar
të gjithë ata që punojnë me
entuziazëm dhe besim që të
nxitet më tej pajtimi në çdo
vend dhe të tregohet respekt
ndaj dinjitetit të tjetrit, të
“huajif \ madje edhe atij që ka
pikëpamje të kundërta. Të be
kuar të gjithë ata që luftojnë
me durim për pajtimin e
popujve të rajonit tonë dhe të
mbarë rruzullit.
* * *
Por, horizonti i Kishës nuk
kushtëzohet vetëm në njerë-
zoret. Ai shtrihet në të gjithë
natyrën. Tani që e gjithë
Krijesa kremton “Ngritjen e
Krishtit me të cilën shigu-
rohet”, duhet të forcojmë bre
nda vetes atmosferën paskale
Tani, që e gjithë Krijesa
kremton Ngritjen e
Krishtit, duhet të forco-
jmë brenda vetes edhe
dëshirën pajtuese ndaj
mjedisit tonë natyror.
dhe dëshirën pajtuese ndaj
mjedisit tonë natyror. Si tërësi
njerëzore dhe si grupe më të
vegjël, mjaft e.kemi shfry-
tëzuar natyrën me pangopë-
sinë, arrogancën dhe marrë-
zinë tone. Por, dhe secili nga
ne mjaft ka qëndruar indife-
rent ose dhe ka përbuzur kri-
jesën, duke vrapuar pas histe-
rise së konsumit, duke e shka-
tërruar ose duke e ndotur me
mënyra lë ndryshme. Sa më
tepër që të bëhemi të ndër-
gjegjshëm për padrejtësinë e
pajustifikuar që kryejmë me
mangësitë tona të shumta, aq
më shpejt do të miqësohemi
përsëri me krijesën rreth
nesh.
Nxitja paskale për pajtim
duhet të shkojë më thellë.
Eshtë koha të pajtohemi edhe
me veten tonë. Me atë çka
jemi, me atë çka kemi marrë
nga vitet e fëmijërisë. Shpesh
kemi zili për të tjerët dhe nuk
gëzohemi për bekimet që na
ka falur Perëndia. Ai do na
kërkojë llogari për talentin
ose talentet që na ka besuar
dhe jo për ato që u ka dhënë
Eshtë koha tëpajtohemi I
edhe me veten tonë… qe 1
nuk do te thotë vetëkë- |
naqësi, par përpjekje që I
të kufl”ohen dobësite I
dhe të zhvillohen në më- |
I nyrë krijuese mundësitë
tona. gjithashtu, pranim
i limiteve Iona.
të tjerëve. Sigurisht, pajtimi
me veten tonë nuk do të thotë
vetëkënaqësi, por përpjekje
që të kufizohen dobësitë dhe
të zhvillohen në mënyrë
krijuese mundësitë tona.
Gjithashtu, pranim i limiteve
tona.
Kjo e fundit të çon në
pajtimin maksimal. Pajtimin
me të përkohshmen e jetës
sonë në tokë. Shumë veta i
shmangen të menduarit se
dikur do të vdesin, edhe pse
herë pas here shoqërojnë
njerëzit e tyre për në varr, Të
tjerë veprojnë sikur të mos
mbarojë kurrë kjo jetë. Sido-
qoftë, agonia ekzistenciale e
vdekjes nuk ka pushuar së
ndërtuari fole në zemrat e
njerëzve.
Megjithatë, Pësimi dhe
Ngjallja e Krishtit u japin kup-
tim të ri jetës dhe vdekjes so-
në. Dhe Kisha, me fjalët e
Shën Joan Go jartit, na nxit:
“Askush të mos ketë hike nga
vdekja, sepse naçliroi vdekja
e Shpëtimtarit. E plaçkiti
Adkin duke zbritut në Adh…
Ku c ke thumbin, o vdekje? Ku
e ke thuren, o Adh? U ngjall
Krishti dhe ti u mposhte…
Sepse kur Krishti u ngrit prej
të vdekurve, u bë fillimi i të
fjeturve”. Të bashkuar me
Krishtin – dhe kjo është
maksimalja që ofron Kisha –
besojmë se do Ta ndjekim pas
edhe në Ngjallje. “Si u
përfshimë organikisht në
trupin e Tij me një akt që si-
Pajtimin me të përkoh-
shmen e jetës sonë në
tokë… Të bashkuar me
Krishtin – kjo është mak-
simalja që ofron Kisha –
besojmëse do Ta ndjekim
pas edhe në Ngjallje.
mbolizon pjesëmarrje në vde-
kjen e Tij, ashtu do të marrim
pjesë realisht edhe ne Ngja-
iljen eTij” (Rom. 6:5). Trupi
që ngjalh Zoti me NgjaHjcn e
I ij triditore eshte i ndriturdhe
ί fuqishem, i veshur me pa-
prishmerinc. Keshtu, edhe ne,
me fuqinë e Shpirtit të She-
njtë, do tc marrim njc trup të
ri, të pavdekshëm, me anën e
metamorfozës së trupit tonë
të zvetënueshëm.
* * *
Krishti u Ngjall, vëllezër!
Mendja dhe zemra jonë le të
mbushen me këtë siguri. Le të
pranojmë me mirënjohje të
sinqertë faljen, e cila “ka li-
ndur nga Varri”. Le ta gëzojmë
pajtimin me Perëndinë, të ci-
lin e vulos Ngjallja e Krishtit.
Me këtë fuqi paskale, le të
ecim më tej në pajtim më të
thellë me veten tonë, me
vdekjen, me krijesën, me
Le ta gëzojmëpajtimin
ί me Perëmlhië, të ciKn e
j vulos Ngjallja e Krishtit.
I Me ketë juqi paskak. k |
I të edm më tej në pajtim I
j më të thelk me veten to- j
a * *· II nig me vdekjen, me kriie- t I . Iξ sen, me njerezit e t^re. i
njerëzit e tjerë. Aty ku është
përhapur armiqësia, le të
ofrojmë faljen. Le ta marrim
ne iniciativën për pajtimin. Të
gjithë ata që në jetën e
përditshme veprojnë “si
shërbëtorë të pajtimit”,
jetojnë në mënyrë më
thelbësore misterin e Pashkës
dhe bëhen “bij të Ngjalljes”.
Vërtet u Ngjall Zoti,
vëllezër!
Me tërë dashurinë më
Krishtin e Ngjallur,
+Anastasi
Pashkë 2002