EmailFacebookKontakt

Mesazhi i Krishtlindjeve: DËLIRËSI – KORRUPSION

Mesazhi i Krishtlindjeve

DËLIRËSI – KORRUPSION

t Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Në ashpërsinë që mbizotëron në botë, Shpëtimtari vjen si “fëmijë”, duke theksuar që në çastin e parë dëlirësinë, që ka në vet- vete dinamikë mistike dhe mundësi të pa- numërta. Me këtë pafajësi të qetë dhe pa frikë, Fjala e mishëruar e Perëndisë e shi- kon realitetin njerëzor të korruptuar e të mbushur me djallëzi dhe intrigë. “Sepse fëmija i sapolindur është simboli i paligë- sisë – meqë fëmija është krijesë e re”, thek- son shën Kirilli i Aleksandrisë. Fëmija ka një bukuri me fuqi sa origjinale, aq edhe të brishtë.

Shpëtimtari i botës kërkoi nga të Tijtë dëlirësinë e zemrës – atje ku lindin dëshirat dhe predispozitat. Ai nuk kërkoi një shpre- sëtari sipërfaqësore, por pastërtinë e the- llësisë së qenies. Më vonë, në moshë të pje- kur, kur Krishti u përball me polemikën e

farisenjve, të cilët gjoja kishin frikë Perë- ndie, dhe të saducenjve skeptikë, para- lajmëroi: “Nëse nuk ktheheni dhe nuk lindni si fëmijët, nuk do të hyni në Mbre- tërinë e qiejve”. Dhe i bekoi e i përqafoi fëmijët, e tha: “Sepse e këtyre është mbre- tëria e Perëndisë” (Mark. 10:14), e gjithë atyre që janë si fëmijë në thjeshtësi, në mirësi. “E tyrja është, pra e gjithë atyre që

Historia e Krishtlindjes zbulon fare qartë konfliktin: Korrup- sioni kundër dëlirësisë dhe, dë- lirësia e mendimeve, predispozi- tave, shtysave kundër korrupsio- nit – të çdo lloj pushteti, të madh apo të vogël.

\ /

“Fëmijë na lindi ne” (Is. 9:6) kanë ndërtuar, prej natyrës, paligësinë e shpirtit dhe përulësinë me anë të vullnetit, gjë që fëmijët e kanë nga vetë natyra e tyre”, shpjegon kryepiskopi Theofilakt. Dhe Krishti këmbëngul: “Me të vërtetë, po ju them juve, ai që nuk e pranon mbre- tërinë e Perëndisë si fëmijë, nuk ka për të hyrë në atë” (Mark. 10:15, Lluk. 18:17).

Në një rast tjetër, duke përshkruar moralin, qëndrimin ndaj jetës së atyre që i njeh si të Tijtë, siguron: “lum ata që kanë zemër të pastër, se ata do të shikojnë Perëndinë” (Matth. 5:8). Pra, sa kanë zemër të pastër, do të shikojnë Perëndinë ballë për ballë dhe do të kenë marrëdhënie të vërtetë kungimi me Atë. Këta janë me të vërtetë të lumur.

(vijon në faqen 6)

Mesazhi i Krishtlindjeve

DËLIRËSI – KORRUPSION

(vijon nga faqja 1)
* * *

“Fëmijë na lindi ne”. Pafajësia dhe dë- lirësia e “fëmijës”, e Fjalës së mishëruar të Perëndisë, e “Adamit të ri”, shpejt do të përballej me zemërashpërsinë dhe djallë- zinë e Adamit të vjetër dhe të rënë, të cilat dalin në pah me të gjithë intensitetin e tyre në personin e Herodit. “Shkoni e vëzhgoni mirë për djalin”, u kërkoi mbreti djallëzor / \

Në ashpërsinë që mbizotëron në botë, Shpëtimtari vjen si “fëmijë”, duke theksuar që në çastin e parë dëlirësinë, që ka në vetvete dinamikë mistike dhe mundësi të panumërta.

< > të diturve të Lindjes, Magëve. “Edhe si ta gjeni, të më lajmëroni, që të vij edhe unë e t’i falem atij” (Matth.2:8). Pushtetari i korruptuar dhe i pandalshëm para asgjëje, bën plane për të mbaruar punë sa më shpejt me kërcënimin që mbart Jisui i sapolindur, dëlirësia e mishëruar. Historia e Krishtlindjes zbulon fare qartë konflik- tin: Korrupsioni kundër dëlirësisë dhe, dëlirësia e mendimeve, predispozitave, shtysave kundër korrupsionit – të çdo lloj pushteti, të madh apo të vogël.

Në pamje të parë, përfundimi i kon- fliktit duket se është i paracaktuar. Shka- tërrimi i dëlirësisë, mbizotërimi i korrup- sionit duken të pashmangshme. Por, në këndvështrimin afatgjatë, në ndërgjegjen mbarëbotërore imponohet pastërtia e kri- staltë e Jisuit, ndërsa figura e korruptuar e Herodit zhytet në përbuzje. Sepse ky “fëmijë” që lind është në të vërtetë Biri i Perëndisë që ka pushtetin e vërtetë: “…. e do të quhet emri i tij engjëlli i këshillës së madhe, këshilltar i mrekullueshëm, Perë- ndi i fuqishëm, pushtetar, princ i paqes, atë ijetës së ardhshme” (Is.9:6).

Pastërtia e Jisuit, shenjtëria e shpirtit të Tij, nuk ka asnjë lidhje me naivitetin dhe pafuqinë. Përkundrazi, ajo shfaqet e

guximshme dhe e palëkundur. Jisu Krishti godet hipokrizinë, padrejtësitë, korrupti- min. Kritika e Tij kumbon në mënyrë për- caktuese në vazhdën e historisë së botës, duke përmbysur sisteme të fuqishme e të korruptuara.

* * *

Lindja e “fëmijës” Jisu na çel sytë për të përqendruar vëmendjen tonë në pafa- jësinë dhe pastërtinë e syve fëmijërorë, në çdo qoshe të planetit tonë ku ata panë dritën për herë të parë. T’i shikojmë me respekt e dhembshuri dhe të shprehim për sa më shumë fëmijë që mundemi inte- resim johipokrit dhe me vepra.

Por më kryesorja, të kërkojmë përbre- nda nesh, në thellësinë e shpirtit tonë, “fë- mijën”, dëlirësinë, e cila e ndjekur nga ana egoiste e vetes sonë – gjë që të kujton një Herod të korruptuar – është mërguar në ndonjë cep të subkoshiencës sonë. Me gjithë ndryshimet që sjell jeta, çdo njeri fsheh në ndonjë anë të shpirtit të tij diçka nga pafajësia e tij fillestare fëmijërore. Le t’i japim pastërtisë dhe dëlirësisë – së me- ndimeve, predispozitave, shtysave – vendin e duhur në jetën tonë.

Sigurisht, janë të mira shpalljet dhe të dobishme vendimet për të luftuar korrup- sionin. Është i nevojshëm kërkimi i meto- dave dhe sistemeve për ta mundur atë. Por, nga sa dalin në dritë çdo ditë, është treguar qartazi, se mënyrat dhe metodat e shmangies së masave ligjore janë më të shumta. Korrupsioni buron nga mendja dhe zemra. Dhe pikërisht atje duhet, në / \

Pastërtia e Jisuit, shenjtëria e shpirtit të Tij, nuk ka asnjë li- dhje me naivitetin dhe pafuqinë. Përkundrazi, ajo shfaqet e gu- ximshme dhe e palëkundur. Jisu Krishti godet hipokrizinë, padrejtësitë, korruptimin.

mënyrë afatgjatë, bashkë me mjetet tek- nike të drejtpërdrejta, të drejtohet trajtimi kurues i shoqërisë sonë. Duke filluar nga edukimi i drejtë i fëmijëve, i të vegjëlve dhe të mëdhenjve, duke i bërë ata të duan bukurinë e dëlirësisë dhe të ndershmërisë. Të mësojnë të urrejnë mashtrimin dhe jo të mburren për të. Të ndërgjegjësohen se sinqeriteti, karakteri i palëkundur dhe / \

Në këtë të kremte të madhe të Krishtlindjeve, le të lutemi me përgjëratë, që Fjala e mishë- ruar e Perëndisë të na ndriçojë me fuqinë e së vërtetës dhe të dashurisë së Tij, të rezistojmë fort ndaj çdo forme korrupsioni – të jashtëm apo të brendshëm.

V /

drejtësia, të gjitha këto forma të dëlirësisë edhe kur dikush është në moshë të pjekur, nuk janë dobësi, por cilësitë e karakterit fisnik dhe të paepur- që si përfundim mbetet gjëja më e vyer për familjen, shoqërinë dhe qytetërimin.

* * *

“Fëmijë na lindi ne”. Në këtë të kremte të madhe të Krishtlindjeve, le të lutemi me përgjëratë, që Fjala e mishëruar e Perë- ndisë të na falë diçka nga pafajësia e urtë dhe dëlirësia e Tij e patrembur. Le të na dhurojë pastërti në qëllimet, në ndjenjat, në shtysat dhe veprimet tona. Dhe të na ndriçojë me fuqinë e së vërtetës dhe të dashurisë së Tij, të rezistojmë fort ndaj çdo forme korrupsioni- të jashtëm apo të brendshëm.

Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur me dritë dhe shpresë!

Me dashuri të thellë më Krishtin,
tAnastasi

Dhjetor 2010

Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë,
Bij të shtrenjtë më Zotin,

tAnastasi