Me rastin e Pashkëve, Kryepiskopi Anastas ka marrë shumë mesazhe të ngrohta urimi nga primatë të kishave orthodhokse dhe të krishtera. Më poshtë po botojmë mesazhet nga Patriarku Ekumenik Vartholomeu I dhe Papa Françesku. Mesazhe të tilla kanë ardhur edhe nga Patriarku i Jerusalemit Theofili III, Patriarku i
Rusisë Kirilli, Patriarku i Serbisë Irineu, Patriarku i Rumanisë Danieli, Patriarku i Bullgarisë Neofiti, Patriarku i Gjeorgjisë Ilia, Kryepiskopi i Qipros Krisostomi, i Greqisë Jeronimi, i Polonisë Sava, i Çekisë dhe Sllovakisë, nga Arqiepiskopi i Kishës Anglikane Justin Welby etj.