EmailFacebookKontakt

Mesazhe urimi për Pashkën 1996 – “Kremtim i pandërprerë, që na kthen nga vdekja në jetë”

Nr prot 434

Fort i lumtur Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Fort i shtrenjtë dhe i dashur vëlla më Krisht Perëndinë dhe bashkëmeshtar i modestisë sime, zoti Anastas, Fortlumturinë Tuaj fort të respektuar duke përqafuar vëllazërisht më Zotin, ju përshëndesim me kënaqësi të madhe

Duke himnëzuar kryetarin e shpëtimit tonë, Krishtin, përqafojmë Fortlumturinë Tuaj shumë të dashur për ne dhe duke falur të gjithë më Ngjallje, psallim së bashku me zë stendorian: Krishti u Ngjall së vdekurish, me vdekjen vdekjen shkeli. edhe të varrosurve një jetë të re u fal.

Prandaj, me hare të patreguar gëzohemi, gëzohemi dhe ngazëllehemi, sepse mbretëroi Zoti Perëndi, i Gjithpushtetshmi, mbretëroi dhe mbretëron në jetë të jetëve, dhe na fton ne të gjithëve të hyjmë në gëzimin e Tij, gëzim i cili na shtyn që të komunikojmë me Fortlumturinë Tuaj në këtë ditë të gëzuar të mbushur me hare, duke i thënë vëllait të dashur: U Ngjall Zoti. I drejtojmë Zotit lutje të ngrohta që të marrin pjesë të gjithë në këtë gëzim përjetësisht më Krishtin e Ngjallur.

Për këtë, përqafojmë Fortlumturinë Tuaj, klerin, dhe popullin e Kishës së Shenjtë të Saj dhe urojmë gëzim të përhershëm, shpëtim dhe dritën e Zotit të Ngjallur dhe Ju përshëndesim me dashuri të thellë më Krishtin dhe më nderime të veçanta.