EmailFacebookKontakt

Mesazh urimi Pashke – Patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Aleksej

Fortlumturisë së Tij
Fort i lumturi Anastas
Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë

Fortlumturia Juaj, I dashur më Zot vëlla,

Mbarë krijesa ngazëllehet dhe gëzohet, engjëj dhe njerëz shpirtërisht panegjerizojnë Shkelësin e vdekjes me vdekje Dhuruesin e jetës në botë dhe Fuqizuesin e besimit tonë në Ngjallje.

Përsëri dhe përsëri gjendet midis nesh “nga dyer të mbyllura” Shpëtimtari i Ngjallur i botës dhe ne mendërisht duke parë dhe prekur plagët e tij vraga, ndjejmë ngazëllim duke komunikuar me Burimin e Urtësisë së Përjetshme.

Ndaj, duke ndarë me Shenjtërinë Tuaj këtë gëzim të Krishtit të Ngjallur së vdekurish, Ju përqafojmë me përqafim të trefishtë Pashke dhe në dashuri ju përshëndesim me rastin e së Kremtes së të kremteve, dhe të Panairit të panaireve. Lutje të ngrohta i drejtojmë Fitimtarit të vdekjes për shëndetin dhe jetëgjatësinë e Shenjtërisë Suaj për vazhdimin dhe frytdhënien e kujdesjeve tuaja shumë të çmuara shpëtimtare pimantike për lavdinë e Një Kishe të Shenjtë të Përgjithshme dhe Apostolike, të cilën ndërtoi me gjakun e Tij, Ai që dërrmoi Ferrin dhe hapi Dyert e Parajsës për ne dhe për qëndrueshmërinë e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të dy Kishave tona Motra për të mirën e grigjave tona të krishtera që na ka besuar Perëndia.

Me dashuri të pandërprerë më Krishtin e Ngjallur

Patriku i Moskës dhe i gjithë Rusisë
+ Aleksej

Pashka e Krishtit 1994
Moskë.