Fortlumturisë së Tij Anastas, Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë
“Në qoftë se u ngjallët bashkë me Krishtin,
Kërkoni ato që janë lart,
Atje ku Krishti, rri me të djathtë të Perëndisë” (Kol 3.1)
Festa e Pashkës i jep çdo vit Kishës rastin për të riafirmuar përballë botës shpresën e saj të madhe: ngjalljen më Krishtin, marrjen pjesë në lavdinë e Perëndisë. (cf. Kol. 3.4)
Kjo shpresë është burimi i një gëzimi që asgjë nuk mund të na e marrë. Krishti erdhi për të na lajmëruar këtë gëzim, për të na e dhuruar me qëllim që ai të mbetet tek ne. Gjithë njerëzit, e të gjitha kohërave, janë thirrur për të marrë pjesë në këtë gëzim. Ata janë të thirrur të kalojnë nga errësira dhe vuajtja në dritën dhe gëzimin. Është nëpërmjet Krishtit të Ngjallur dhe më të, që Kisha dhe gjithë të pagëzuarit e bëjnë më thellësisht Pashkën e tyre, e kalimin e tyre tek Ati. Është Ai, Krishti i Ngjallur, që është Pashka jonë.
Gjithë atyre, ditëve tonatë shumta, që janë në kërkim për t’i dhënë një sens jetës, celebrimi i Pashkës u adreson këtë mesazh të ndritshëm: Krishti i Ngjallur është jeta që u afrohet të gjithëve, Ai është e vërteta. Ai është rruga që çon në jetën e vërtetë. Ky mesazh është në zemrën e besimit kristian.
Kisha ekziston për të lajmëruar këtë lajm të mirë gjithë njerëzve, të të gjitha brezave. Të gjithë të krishterët janë thirrur për të dëshmuar së bashku. A nuk ka ardhur momenti për të kapërcyer divergjencat e të shkuarës dhe të biem dakord për të celebruar në të njëjtën datë këtë festë, që shpreh kaq fuqishëm besimin dhe shpresën e tyre?
Koncili i Dytë i Vatikanit afirmoi që Kisha Katolike dëshiron të gjejë, bashkë me gjithë të krishterët e tjerë, një ditë të përbashkët për këtë celebrim. Këtë vit, diferencat në llogaritje, gjithmonë relative, bëjnë që celebrimi i Pashkës në Kishën e Lindjes dhe atë të Perëndimit të është i ndarë prej katër javësh. A nuk është kjo një situatë, që duhet të na nxisë për të limarrë përpjekjet tona, me qëllim që të mund të ndajmë së bashku, në të njëjtën kohë, gëzimin e Pashkës?
Uniteti i të krishterëve në celebrimin e tyre do të forcojë pa dyshim dëshminë e besimit të tyre në Ngjalljen e Krishtit. Me shpresën që Shpirti i Ngjalljes, do të na ndihmojë për të kapërcyer pengesat e fundit, që na pengojnë të arrijmë këtë qëllim kaq të dëshiruar, dëshiroj t’ju them, Vëlla shumë i dashur, gjithë përdëllimin tim të sinqertë dhe të thellë në Krisht.
Vatikan, 22 mars 1994
Gjon Pavli II