Fortlumturisë së Tij Anastas, Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë
Fortlumturia Juaj
Krishti u Ngjall!
Me dashuri vëllazërore ju uroj me rastin e të Kremtes së Madhe të Ngjalljes së Krishtit. Nën bekimin e Ngjalljes dhe nga varri i Krishtit “Paqja qoftë mbi ju! Gëzohuni!” (Joani 20:19. Mat.28:9) shpirtrat dhe zemrat e besimtarëve janë mbushur me gëzim paskal.
Me këtë besim dhe ndjenjë të ndritshme Pashke i lutem Zotit të Ngjallur t’i dhurojë Fortlumturisë Suaj shëndet dhe t’ju ndihmojë në shërbimin Tuaj si Kryepiskop në Kishën e Shenjtë për të mirën e Orthodhoksisë së Shenjtë, për paqen dhe vullnetin e mirë midis njerëzve.
Krishti u Ngjall!
Maksim
Patriark i Bullgarisë