EmailFacebookKontakt

Mesazh simpatie dhe perkrahjeje i Konferences Evropiane te Kishave

Fort te Lumturit Kryepiskop te Tiranes dhe gjithe Shqiperise Imzot Anastasit
Tirane

Kryehiresi,

Ne emer te Konferences se Kishave Evropiane, ju dergoj kete mesazh simpatie dhe perkrahjeje ne kete moment qe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise kalon nje prove te re.

Gjate Asamblese se Pergjithshme te Konferences se Kishave Evropiane qe u mblodh ne Prage ne shtatorin e vitit 1992, mbledhja e 114-te e Kishave anetare pranoi me gezim dhe ngazellim ne gjirin e saj Kishen Orthodhokse te Shqiperise. Me kete kenaqesi mbiversheuese mirepritej nje Kishe qe dilte dlimtare nga perndjekja qe i eshte dashur te perballonte per dekada te tera.

E pershendeteshim me mirenjohje solidaritetin e Kishave Evropiane, dhe vecanerisht ate te Kishave Orthodhokse, qe u manifestua me shume shprehje dashurie dhe perkrahjeje, me qellim qe t’i lejonte Kishes Orthodhokse te Shqiperise te kryente misionin e saj si Kishe, ne paqe, ne drejtesi dhe ne ujdi, per te miren e popullit te Shqiperise.

Sic e dini, thirrjet tona te drejtuara Kishave te Evropes per te perkrahur motren e tyre, Kishen Orthodhokse te Shqiperise, u degjuan. Do te kujdesemi per aktivizimin e cdo gjeje, ne menyre qe perpjekjet e ndermarra nga Kisha juaj ne veprimtarine shoqerore, ne ate te dhiakonise, si edhe te zhvillimit, te kurorezohen me sukses.

Me 26 qershor, me habi te dhimbshme dhe zhgenjim, moren vesh per arrestimin dhe debimin e arkimandritit Krisostomos Maidhonis. Qysh prej asaj dite me ankth ndjekim reperkusionet kombetare dhe nderkombetare te kesaj ngjarjeje dhe, vecanerisht pasojat qe ato kane per mijra persona dhe familje, viktima te krizes midis Shqiperise dhe Greqise. Vleresuam te dy deklaratat qe bete publikisht e me te cilat beni thirrje qe autoritetet pergjegjes t’i shmangen perdorimit te cdo lloj force a dhune dhe te perpiqen per t’i sherbyer ne menyre paqesore nje ceshtjeje te pafat e te dhimbshme.

Konferenca e Kishave Evropiane uron qe parimet e Aktit Final te Helsinkit dhe normat e marreveshjeve te mevonshme te KSBE-se, te lidhura me lirine fetare, te respektohen, ashtu si edhe normat e tjera te konventave te Kombeve te Bashkuara per te drejtat e njeriut dhe lirine e fese. Ne menyre te vecante urojme qe te nderpriten te gjitha nderhyrjet dhe presionet, ngado qe mund te vijne, te cilat do te mund te ndikonin ne jeten dhe ne martirine e Kishes Orthodhokse te Shqiperise, ndaj se ciles e perserisim premtimin per perkrahje dhe solidaritet. Denojme cdo spekullim, politik apo fetar, mbi kete ceshtje. Jemi ne dispozicionin tuaj per cdo ndermjetesi e ndihme qe do te deshironit nga ana e Konferences se Kishave Evropiane, dhe i lutemi Perendise qe t’u jape urtesine dhe maturine e nevojshme atyre qe kane pergjegjesine dhe fuqine per te rregulluar kete krize.

Me respekt, me lis Krishtin Zotin tone,

Respekt Juve,
Sekretari i Pergjithshem
Jean Fischer