EmailFacebookKontakt

Mesazh paqeje dhe dashurie

Në atmosferën e ndriçuar të përvjetorit të 1900-të të Apokalipsit, në vetë vendin e shkrimit të tij, në ishullin e Patmosit në Greqi, më 25-26 shtator u mblodh Kuvendi i Kryetarëve të Kishave Orthodhokse lokale. Synimi i Kuvendit, i cili u thirr dhe u kryesua nga Patriku Ekumenik Vartholomeu I, ishte komunikimi personal i Patrikëve dhe Kryepiskopëve orthodhoksë, shqyrtimi dhe shkëmbimi i mendimeve mbi problemet e jetës së sotme të njeriut dhe të shoqërisë, veprën dhe përgjegjësinë e shumëanshme të Kishës Orthodhokse si ndaj bijve të saj, ashtu dhe ndaj gjithë krijesës së Perëndisë. Duke kremtuar së bashku me solemnitet këtë përvjetor të shënuar Patrikët dhe Kryepiskopët Orthodhoksë u drejtuan besimtarëve orthodhoksë, mbarë të krishterëve dhe gjithë njerëzve mesazh paqeje dhe dashurie.

[Foto: djathtas Kryepiskopi Anastas me Patrikun Teoktist të Rumanisë.]