Mes të rinjve buzë
Adriatikut
(Mbresa nga Konferenca e të rinjve orthodhoksë,
JDurrës,15-17 Maj)
Qyteti bregdetar i Durrësit këtë
radhë ishte mikpritës i më tepër
se 110 studentëve nga rrethe te
ndryshme të Shqipërisg. Per tre
dite atje u mbajt Konferenca me
teme: “Të njohim Perëndinë, një-
ri-tjetrin dhe veten”.
Atë fundjave dukej që diçka e
veçantë përgatitej të ndodhte.
Lodhja e të gjithë atyre që punu-
an për te organizuar këtë Konfe-
rencë duket se u shpërblye. Ditën
e premte, më 15 maj, të gjithë te
rinjtë orthodhoksë, anëtarë të
organizatës “Bij të Dritës”, u
ndodhën në një nga mjediset e
plazhit “Iliria”. Gjithshka filloi
me Paraklisin, kryer nga At Luka
Veroni. Te gjithë, në një shpirt të
vetëm adhuruan dhe falenderuan
Perendine e Gjithëmëshirshëm.
Referati i pare u mbajt nga z.
Elekiah Kihali, nga Kenia, peda-
gog në shkollën tonë Teologjike-
hieratike. Ai foli për marrëdhë-
niet e njeriut me Perëndinë, si li-
ndën ato, si u transformuan, ci-
lat janë ato në botën e sotme dhe
si mundet të kemi një marrë-
dhënie të afërt me Të. Pas çdo di-
skutimi, të rinjtë, të mbledhur në
grupe të vogla, folën rreth konce-
pteve kryesore të çdo referati.
Dhe natyrisht, ku ka të rinj, ka
më shumë buzeqeshje, gjallëri
dhe lëvizje. Skeçet, lojërat dhe kë-
ngët i dhanë një ngjyrim zbavitës
këtij aktiviteti. Të gjithë të rinjtë
patën rastin të njihen me njeri –
-tjetrin dhe të ndajnë së bashku
çaste të bukura, të luten së ba
shku, të qeshin së bashku. Pasda-
rka i dha fund ditës së parë dhe i
hapi rrugën një dite tjetër, të
mbushur plot aktivitete.
Eshtë bukur të çelësh sytë e të
mendosh për Perëndinë. “Të
kisha ndermend terë natën, deri
në mëngjes…..”. Por e veçanta
qëndron në faktin se jo vetëm një
njeri e mendonte këtë, por të gji-
thë të mbledhurit aty, në emër të
Z^tit, psalen luten dhe falende-
rojnë për Perëndinë. Mëngjesorja
ishte vërtet jo vetëm zgjim i tru-
pit, por edhe i shpirtit.
“Marrëdhënia me botën e me
shokët”, ishte tema, për të cilën
foli At Theologu. Aty u shtruan
pyetje, si: Ku ndodhemi në sho-
qëri, ç’ndikim ka ajo tek ne, sa
duhet ta vlerësojmë e të jetojmë
sipas botës, pyetje këto që zgjuan
interesin e të pranishmëve.
Pas drekës, kohës së lirë, mbrë-
mësores, qe tashme kishin zënë
vend ne programin e Konfere-
nces, çifti simpatik nga Amerika,
Nathani dhe Lineta, të cilët kanë
ardhur për të ndihmuar Kishën
tonë, diskutuan mbi marrëdhë-
niet tona me familjen.
Shumë i mirëpritur ishte edhe
referati i mbajtur nga çifti Veroni,
At Luka dhe prifteresha Fotini.
Ata folën për martesen, si mister
i Kishës sonë. Secili nga ne hyn
në marrëdhenie të re e të shenjtë-
ruar me dikë tjetër, por pa ha-
rruar se kjo është një mënyrë e
udhëtimit tonë drejt lavdisë së
Perëndisë. Me pas u improvizua
një ceremoni martese, e shoqë-
ruar me shpjegimet përkatëse.
Ajo që do t’u mbetet në mendje
të rinjve, ishte edhe një buzë-
mbremje në breg te detit, pranë
një zjarri të madh. Ata bisedonin
me njeri-tjetrin, bënin shaka, por
nuk harronin të lavdëronin
Perëndinë.
E nesermja i takonte Manstirit
të Shën VLashit. U nisëm drejt
Seminarit Teologjik “Ngjallja e
Krishtit”, ku u zhvillua Mengje-
sorja dhe Liturgjia Hymore.
Mengjesi i fundit së bashku, i
shoqëruar edhe nga plot karto-
lina, për të mos harruar dhe për
te mbajtur të gjallë kujtimin e
këtyre ditëve me të vërtetë të
mrekullueshme. U larguan dhe
fjalët e Zotit u erdhën ndër mend:
“ Kur dikush mblidhet në emrin
tim, jam dhe Unë aty……”.
Xhorxhia Pano